Zgjidhja për t'u freskuar dhe argëtuar gjatë verës tashmë është më afër sesa kurrë. Përbri Citypark është hapur Aqua Park, një kompleks madhështor pishinash me shumë mundësi argëtimi për fëmijët dhe të rriturit.

Aquapark ka 3 pishina, një për të rritur 1800 metër katror, një pishinë enkas për fëmijë dhe shtatë rrëshqitëse për t'u argëtuar pa fund.

Uji filtrohet 24 herë çdo orë dhe në të gjithë impiantin vepron sistemi antibakteral i teknologjisë gjermane duke ju garantuar standardin e kërkuar për shëndetin tuaj.

Në këtë Aquapark, do të gjeni të gjitha lehtësirat për të kaluar një ditë pa mendime, bar, restorant, tualete, dushe dhe dhoma zhveshjeje. Hapur çdo ditë, nga mëngjesi në mbrëmje. Sigurisht që për të gjithë ka parking falas. Ndërsa për ju që përdorni transportin publik, në dispozicion janë vënë dy autobusë që nisen çdo orë nga qendra e qytetit.

Megjithatë surprizat nuk kanë mbaruar nga AM Group. Në 15 gusht do të hapet Aquadisco e parë në Shqipëri, një hapësirë argëtimi për të rinj gjysmë metri nën ujë.

Për verën e ardhshme projektet janë edhe më madhështorë, do të ndërtohet një megakompleks, me pishinë dimërore, me pishinë me dallgë artificiale dhe një disko, më e madhja në Ballkan.