Kourtney Kardashian është ndoshta më e fiksuara te fitness-i sesa e gjithë familja Kardashian. Ajo vazhdimisht përpiqet të ndjekë dieta dhe të ushtrohet me aktivitet fizik për të mbajtur trupin në formë dhe për të qenë një mami seksi. Përkushtimi i saj për ta bërë këtë është serioz dhe i vazhdueshëm.

Nëse do një trup me rezultat të tillë si Kardashian, je me fat, sepse Kourtney sapo ka zbuluar recetën për ujin e saj të preferuar Detox. Kjo pije do të ndihmojë të rrëzosh peshë menjëherë, kështu që mbaj shënim.

Receta është e mbushur me produkte të shëndetshme: rrënjë xhinxheri, kastravec dhe limon. "Meqë konsumi i një sasie të konsiderueshme uji është pjesë e rëndësishme e dietës, unë kam disa kavanozë të mëdhenj në shtëpi të mbushur me produkte të shëndetshme",- shkruan Kourtney në njërin prej postimeve të saj.

“Studimet thonë se të pish 1-2 gota ujë të filtruar në mëngjes ndihmon organizmin të pastrohet dhe të çlirojë të gjitha helmet, ndërsa mentet dhe xhinxheri janë efektive në mbajtjen e sistemit imunitar të fortë”, - thotë ajo.

Kështu, nëse do t’i japësh trupit një pastrim të vërtetë si Kardashian, ja cila është receta:

 

1/2  kastravec

1/2 limon

2 copa xhinxher të freskët

1 lime

10 -12 gjethe të freskëta mente

Pak kripë Himalajesh (kripë të trashë, opsionale)

Si fillim, pri kastravecin, limonin dhe lime në copa të vogla dhe xhinxherin në copa kubike.

Shto të gjithë përbërësit në një kanë të madhe me ujë dhe mbushe edhe me gjethe mentesh të freskëta.