Ata janë pa dyshim ndër çiftet më të komentura të Big Brother 9. Sapo përmendet emri Damiano, na vijnë në mend shumë lajme. Por ndër më kryesorët për të cilët është folur ish-banori i shtëpisë, është lidhja e tij me modelen bukuroshe Armelën.

Ata krijuan një lidhje brenda shtëpisë, por që pasi u mbyll aventura e tyre në lojë, ata deklaruan se nuk janë më bashkë.

Kjo gjë mesa duket nuk është e vërtetë, pasi çifti ose ruajnë raporte të mira pas ndarjes, ose nuk janë ndarë asnjëherë.

Disa foto të shkrepura nga ndjekësit e tyre kanë janë dërguar në inbox-in e Revistës Class, ku shihen Damiano dhe Armela teksa darkojnë në një restorant në kryeqytet në shoqërinë e nënave respektive.

Dyshja e njohur, ose vazhdojnë të jenë miq të mirë, ose e kanë bërë lidhjen e tyre akoma më serioze.