Deri tani dinim vetëm që Floriana Garo u fejua, me Enis Dacin, një avokat të ri 32 vjeçar, që drejton një studio avokatie në Gjenevë të Zvicrës. Këto të dhëna flasin pozitivisht për të zgjedhurin e Florianës, por duke mësuar kush është mamaja e Enisit, zbulojmë që Enisi është pjesë e një familjeje me tradita dhe kontribute të veçanta në shoqërinë shqiptare.
Story.al ka zbuluar që vjehrra e Florianës është Lumturi Ratkoceri, kryetarja e partisë Aleanca Kuq e Zi, pas dorëheqjes së Kreshnik Spahiut.
Në biografinë e saj në internet mësojmë që ajo është e bija e “Mësuesit të popullit”, Gani Demir Ratkoceri dhe mbesa e patriotit dhe firmëtarit të pavarësisë së Shqipërisë, Nebi Sefës.
Gjithashtu në biografi thuhet që Lumturia është nënë e dy djemve, një avokati, 32 vjeç në Gjenevë dhe një studenti 21 vjeç në Universitetin e Gjenevës.
Djali i madh është pikërisht djali që kemi parë në fotot e Florianës, i fejuari i saj.
Zonja Lumturi është vendosur në Gjenevë vite më parë, ku edhe ajo ka kryer specializime pasuniversitare. Duket se në familjen e saj, tani po shtohen femrat e bukura.