E përsosura nuk arrihet. Asaj mund t'i afrohesh vetëm kur e bën diçka me pasion dhe nëse nuk do ishte pasioni, shkolla e re profesionale, Tirana Esthetics Style School nuk do të eksistonte.

TESS është shkolla e parë, e vërtetë në Shqipëri që synon të krijojë profesionistë me njohuri të plota në fushën e estetikës dhe makeup-it. Ndoshta keni dëgjuar dhe më parë për shkolla të ngjashme, por po të njihni TESS do kuptoni që nuk ka asgjë të ngjashme me të tjerat. Ajo është ndryshe që në konceptin e profesionit të estetistes. Nëse mendoni që ky është një profesion që mund ta bëjë kushdo kur nuk di të bëjë asgjë tjetër, nuk duhet të shkoni në TESS për ta fituar. TESS është shkolla që pret ata që e kanë pasion të bukurën, që kanë vendosur t'i kushtohen estetikës, që duan të mbështesin me njohuri të thelluara talentin e tyre për t'u kthyer në profesionistë të vërtetë dhe nuk e fsheh këtë qëllim për arsye përfitimi. Jua thamë që ky është një investim pasioni!

Programi i kësaj shkolle përmban njohuri të fushës së mjekësisë dhe kimisë, lëndë të menaxhimit, marketingut, ligjeve dhe artit, studim të anglishtes dhe italishtes profesionale dhe orë të tëra praktike me instrumente dhe produkte profesionale që shpesh as nuk njihen në Shqipëri. Për këtë arsye, pranohen vetëm studentë mbi 18 vjeç që kanë përfunduar shkollën e mesme të përgjithshme, që kanë mundësinë të përvetësojnë lëndët e degëve të Mjekësisë, të Arteve dhe të Ekonomikut, persona që i çon në atë shkollë pasioni dhe jo rruga. Nëse mendoni që është një program shumë i ndërlikuar për të marrë një diplomë si estetist, atëherë duhet t'ju themi që, të gjithë ne, e kemi konsideruar më të thjeshtë seç është, këtë profesion. 

Estetisti është në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën, e cila është organi më i madh i trupit, lëvizjet dhe produktet që ai përdor ndikojnë lëkurën dhe organizmin në tërësi. Për këtë arsye, pa pasur njohuritë e duhura nga mjekësia, pa njohur dermatologjinë, higjienën, anatominë dhe fiziologjinë humane nuk mund të jesh një profesionist i kompletuardhe madje as i sigurt. Ndoshta deri tani në Shqipëri nuk ka ekzistuar ky standard, por TESS nuk sheh nga e kaluara. Ajo është hapur tani, u përurua më 17 nëntor dhe synon të ndërtojë gjithçka nga e para. Siç duhet. Nëse e njihni themeluesen, Maltina Braho, hair stylist-en që ka krijuar një standard të ri me sallonin e saj New Look Tina që në vitin 2003 dhe busniesswoman-in që ka sjellë në Tiranë disa nga markat më të njohura të makeup-it dhe estetikës, e cila para dy vitesh hapi butikun Make Up Forever, do ta besonit standardin e kësaj shkolle.

Tina gjate perurimit me perfaqesuesit e rendesishme te Comfort Zone dhe Make Up Forever

Koordinatorja e TESS, Rendi Myslimaj dhe Make Up Artistja, Linda Guri me dy perfaqesuesit e Make Up Forever

Gjithçka është studiuar me kujdes dhe çdo detaj është plotësuar me profesionalizëm në krijimin e saj. TESS ka një staf pedagogësh nga Universiteti i Mjekësisë dhe i Arteve, nga Fakultetet e Ekonomisë dhe Juridikut, nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, profesionistë shqiptarë dhe të huaj të fushës së make up-it dhe estetikës, është e pozicionuar në një zonë universitare të Tiranës, përballë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, ka një mjedis me standarde, të ndriçuar mirë, me pamje të këndshme, me ajrim natyral, me të gjitha utilitetet e nevojshme për studentët, me një sallë pedagogësh, me kushte ideale mësimdhënieje dhe është e kompletuar 100 për qind me aparatura dhe produkte profesionale të markës së mirënjohur Comfort Zone dhe Make Up Forever, për orët e praktikës.

Salla e masazheve nuk ka asnjë dallim nga një mjedis spa-je, gjen aty kripën rozë të Himalajeve, peshqirët e mbajtur në ajër të ngrohtë, gurët sferikë për trajtimin e fytyrave të ndjeshme, pajisjet për trajtimin e veçantë për gjumin, aparaturat e skin test-it dhe body test-it, shumë të rëndësishme për të krijuar një program trajtimi në bazë të trupit dhe lëkurës së çdo klienti, pajisjen e autoklavës që përdoret nga dentistët, por është njëlloj e rëndësishme për estetistët që realizojnë manikyrin dhe pedikyrin, për dezinfektimin e instrumenteve, që të parandalohet rreziku i transmetimit të sëmundjeve...

Comfort Zone është një nga markat italiane më të njohura, e përhapur në 90 vende të botës, e cila do të sjellë profesionistët e saj në këtë shkollë dhe do të tërheqë rregullisht studentët për praktikë jashtë Shqipërisë, pa përjashtuar mundësinë e punësimit. "Studentët e kësaj shkolle mund të hapin qendrën e tyre, në përfundim të shkollës, ose të punësohen në qendra ekzistuese, por duke vendosur një standard të ri. Sot, është përhapur shërbimi i spa-ve në hotele dhe kjo është një mundësi tjetër punësimi, por duke qenë që kjo shkollë është një përfaqësuese e Comfort Zone në Shqipëri, studentët e saj, përfshihen në grupin e profesionistëve të Comfort Zone në botë dhe ata mund të ftohen, në çdo kohë, në qendra të ndryshme të kësaj kompanie, jashtë Shqipërisë nëse do kenë dëshirë", sqaron themeluesja, Tina.

Për të treguar bashkëpunimin e ngushtë me TESS, në inaugurimin e saj, ishte i pranishëm drejtori i përgjithshëm i Comfort Zone, Davide Manzoni, por ishin dhe Gabriele Brunelli, drejtori artistik i La Truccheria MAKE UP FOR EVER, Roberto Brunelli, drejtori Ekzekutiv i Shitjeve i La Truccheria MAKE UP FOR EVER, Itali dhe Andreea Ion, menaxherja e zhvillimit të biznesit në Davines.

Davide Manzoni, drejtor i pergjithshem i Comfort Zone dhe themeluesja e TESS, Maltina Braho
Tina, Roberto dhe Gabrielle Brunelli nga Make Up Forever, Monica Girelli, konsulente e Comfort Zone dhe Davide Manzoni, drejtori i pergjithshem i Comfort Zone
Tina dhe Andreea Ion, Menaxhere e Zhvillimit te Biznesit, Davines

Programi i estetikës në TESS zgjat dy vjet dhe ka 19 lëndë, ndërkohë që shkolla ka dhe programin për formimin e make up artistëve, i cili zgjat 1 vit dhe përmban 14 lëndë të tri llojeve të make up-it, lëndë të Universitetit të Arteve, si Fotografia e cila jepet nga një prej mjeshtrave më të njohur në Shqipëri etj..

Një e veçantë e TESS është që, nëse dëshironi, mund të ndiqni një kurs specifik për marketingun, menaxhimin apo fotografinë, pavarësisht profesionit tuaj, sepse këto përmbajnë njohuritë që përcillen në çdo fakultet.

Mësimi ka oraret e çdo shkolle në vend, pesë ditë në javë, 08.30-14.00. Në fund të programit, studentët pajisen me një certifikatë të lëshuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Nëse nuk keni gjetur çfarë të bëni me jetën tuaj, vazhdoni kërkoni, por nëse dëshironi që profesioni juaj ta bëjë estetikën dhe të bukurën pjesë të jetës së përditshme, kudo, atëherë TESS do ishte partneri juaj në këtë mision. Regjistrimet brenda këtij viti janë me çmim promocional. Mos e humbisni këtë shans. Për më shumë detaje dhe informacion vizitoni tess.al.