Solisti i operës së Vjenës, njëkohësisht dhe koreograf, Eno Peçi, pas pak ditësh do të sjellë në Akademinë e Arteve shfaqjen "Exil" & "Dejá Vú"  - një vepër e veçantë dhe e punuar me kujdes edhe për publikun shqiptar. I ftuar nga TOB, në kuadër të shfaqjeve për të rikthyer sa më shumë artistë shqiptarë në skenën tonë, Eno e pranon gjithmonë me kënaqësi ftesën për të qenë pjesë e publikut shqiptar.

Pas më shumë se 20-vjetësh në Teatrin e Vjenës, Eno i ka kuptuar ndryshimet në kohë. Jo vetëm sepse tani atje ka më shumë shqiptarë krahasuar me vitin 2003, kur Peçi debutoi në Koncertin e Vitit të Ri, por edhe se sot, pas më shumë se dy dekadave, emri i një shqiptari i bën të gjithë krenarë, ata që janë artistë, por edhe të gjithë ne të tjerëve, sa herë dëgjojmë apo lexojmë emrat e tyre nëpër shfaqjet e skenave të mëdha botërore.

Në grupin e këtyre të fundit është, me siguri, edhe Alban Dudushi, moderatori i Top Show, i cili, mbrëmjen e sotme rrëfen edhe lidhjen familjaren që ka me Ermal Peçin.

Pasi nisi të prezantojë balerinin e famshëm dhe disa prej veprave të tij të fundit, Albani zbuloi edhe lidhjen që nuk e kishim ditur: “Unë me Enon jemi kushërinj që ta dini ju... Kanë kaluar shumë kohë që nga takimi ynë i fundit, është rritur goxha”, - tha ai duke qeshur.

Ke shumë arsye për ta thënë me zë të lartë që je bashkëkombës me Enon, por nëse je kushëri, natyrisht shumë më shumë. Pse jo, edhe Albani ndihet jo më pak krenar se të gjithë shqiptarët për Enon dhe të gjitha sukseset e tij.

Në sallën e Akademisë së Arteve, Eno Peçi do të jetë një krijimtari personale dhe aspak të zakontë. "Exil" & "Dejá Vú"  - shfaqja që do të vihet në skenë nga Eno, do të jetë në dy net, më 25 & 26 nëntor, ora 19.00.