Ky çmim u takon personazheve që janë shfaqur gjatë këtij viti në arenën publike. Ndonjë prej tyre dhe mund ta ketë bërë debutimin kohë më parë para publikut, por ka qenë ky vit që i ka bërë të njohur dhe ka bërë publikun dhe mediat të flasin për ta.
Votoni atë që mendoni (në fund të artikullit) që mbarti më shumë vlera në këtë prezantim.
1. Uta Ibrahimi
Ngjit malin Everest!
2. Danjeli dhe Fotinia
Fitojnë BB 9
3. Damiano Agalliu
Personazh i BB 9 që u përfol shumë në media.
4. Rashel Kolaneci
Modele e Xing me Ermalin.
5. Kejvina Kthella
Modele e programit Xing me Ermalin.
6. Personazhet e rinj në Portokalli, Parodisti Ilia Kaçi, Daja etj.
Prezantohen për herë të parë në spektaklin humoristik duke krijuar personazhet e tyre.
7. Klenti Kaçi
Kampion bote në biliardo në lojën e 8-shit.
8. Drilona Boçi
Ble biznesin e fustaneve Altar, organizon një festë madhështore shumë të përfolur në Tiranë, merr pjesë në jurinë e Best Model of the World.
9. Christian Panucci
Zgjidhet trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit.
10. Jenny Wheelis
Anëtare jurie në C'est la Vie, mësuese muzike në Tirana International School.
11. Igli Zarka
Personazh kryesor te drama "Equus", prezantues i koncertit të përurimit të sheshit Skëndërbej etj.
12. Skerdilajd Murati
Mësuesi nga Gramshi që ecte 6 orë për të shkuar në punë.