Nëse dëshironi që festat tuaja të kenë dhe atë atmosferën madhështore e klasike, mos e humbisni koncertin që Teatri i Operas dhe Baletit sjell si dhuratë për spektatorët.
Nëse Viena ka koncertin e saj, Tirana ka këtë Mbrëmje Gala dhe pse shumë të ndryshme në traditë e përmbajtje.
Këngëtarët e njohur të muzikës pop bashkohen me artistët klasikë, këngëtarë e balerinë për të sjellë pjesët më të bukura të muzikës klasike, operatat më të famshme dhe fragmentet më të gëzueshme të baletit.
Mos e humb “Grand Gala e Vitit të Ri” – Pop Stars to Opera Stars, në 26 dhjetor – ora 19:00 në Pallatin e Kongreseve.
Biletat shiten nga ora 10:00-20:00 në sportelin e Pallatit të Kongreseve. Ajo kushton 1000 lekë dhe ju mund të rezervoni në numrin e telefonit 0676327313 si dhe të lidheni direkt me biletarinë në numrin 042233225.
Shijojeni!