Një foto e Violës me motrën Petrula Spiro dhe partnerin e saj, Marin Blushi, bëri sot xhiro në disa portale që nxituan të hamendësonin se Viola është në një lidhje të re dashurie. Megjithëse Petrula ka publikuar shpeshherë foto me të dashurin e saj, prania e Violës në foto, me sa duket “mjaftoi” për t’i bërë konfuzë disa portale. Pasi i dashuri i Violës, Valentin Selaj, u arrestua me akuzën e trafikut të drogës, edhe moderatorja është vënë në krye të titujve e komenteve.

Por nëse për të gjitha lajmet e ditëve të fundit, Viola zgjodhi të heshtë, për lajmin e sotëm, ka reaguar me shpejtësi duke u treguar të gjithëve se ai, për të cilin të gjithë po flasin, është partneri i motrës së saj, Petrula.

Duke postuar një foto të çiftit duke u puthur me njëri-tjetrin, por edhe duke i etiketuar ata me emra, Viola u ka mbyllur gojën të gjithëve që hamendësuan një lidhje të re të saj. Po ashtu, Viola ka shënuar mbi foto edhe datën kur është bërë fotografia.

Nuk ka asnjë hapësirë për dyshime. Dhe me këtë, Viola i vë pikën diskutimeve për jetën e saj private.