Rudina Magjistari është treguar gjithmonë mjaft e kujdesshme për ta fshehur portretin e Mias së vogël. Moderatorja e njohur e Tv Klan e ka thënë edhe publikisht arsyen e këtij kujdesi ndaj së bijës, megjithatë sa herë që kamera e telefonit afrohet edhe më pranë Mias, të gjithë mundohemi të zbulojnë ndonjë tipar më shumë të vogëlushes së ëmbël.

Këtë fundjavë, Rudina Magjistari së bashku me partnerin e saj Xhavit Bajrami dhe Mian janë nisur drejt Zvicrës, në Engelberg, ku po shijojnë borën dhe skitë.

Në fotot dhe videot që Rudina ka ndarë me të gjithë në Instagramin e saj, shfaqet Mia e rritur, e cila është duke marrë edhe leksionet e para nga i ati për të skijuar.

Duke shijuar hapat e së voglës dhe sigurinë që shfaq ajo dalëngadalë në ski, Rudina ndihet krenare, edhe pse, natyrisht, si çdo herë, edhe tani e kujdesshme për të mos ia zbuluar portretin vogëlushes.