Pas bujës që shkaktuan deklaratat e saj në lidhje me origjinën, këngëtarja shqiptare do të jetë së shpejti përballë fansave të saj të shumtë. Në një koncert madhështor, Eleni Foureira muajin e ardhshëm do të dhurojë emocione dhe spektakël në zemër të kryeqytetit shqiptar, përballë gjithë admiruesve të muzikës së saj.
Këngëtarja e cila përfaqësoi Qipron në edicionin e sivjetshëm të "Eurovision", shkaktojë "zhurmë" me performancën e saj, por edhe pikëpyetjet për origjinën, por ja surpriza erdhi atëherë kur se prisnim. Ka qenë vet Eleni, e cila përmes rrjeteve sociale ka zbuluar datën se kur do të jetë e pranishme në Tiranë.
Pikërisht, në 25 korrik ajo do të mbajë koncertin e saj të parë në Tiranë, e në morinë e koncerteve të tjera që e presin në të gjithë botën, këngëtarja e famshme do të bëj ndalesën e saj përpara fansave të shumtë. Pas artistëve të tjerë shqiptarë të njohur kudo në botë, si Rita Ora apo Ermal Meta, tani është radha e një tjetër artisteje të jashtëzakonshme.
Performanca e saj mezi pritet, ndaj s'na mbetet gjë tjetër vetëm të numërojmë ditët deri në 25 korrik!