Është e para klinikë dentare shqiptare, emri i së cilës vendoset në Regjistrin Botëror të klinikave
më të mira. Ky është "trofeu" që vjen pas një pune të pashoq, përkushtimi dhe shërbimi të një
stafi profesional dhe rigoroz që si çmim të fitores ka vetëm punën dhe dedikimin në gjithçka
realizohet në klinikën e njohur Diamond Dental. Kjo është e para klinikë shqiptare që vlerësohet
me një prej çmimeve më të rëndësishme nga një organizatë europiane e njohur në fushën e
stomatologjisë. Klinika “Diamond Dental” është zgjedhur si klinika më e mirë në rang
ndërkombëtar, duke marrë çmimin “Rose of Paracelsus”, si simbol i praktikës mjekësore
shembullore.
Çmimi i Nderit "Rose of Paracelsus”(Gogenheim), themeluar nga Shoqata Evropiane Mjekësore
(EMA), Belgjikë ka për qëllim njohjen e praktikave më të mira mjekësore. Vlerësimi është dhënë
pas shqyrtimit nga EMA (European Medical Association) të standardeve që ofron klinika,
sigurisë dhe shërbimit ndaj pacientëve, stafi profesional, teknologjia e avancuar...Marrja e
çmimeve të tilla është mjaft e vështirë, duke qenë se mungojnë standardet e unifikuara për
certifikim. Shoqëria Ndërkombëtare për Cilësinë në Shëndetësi bashkon më shumë se 70
komisione akreditimi.
Në një ceremoni speciale të mbajtur në Oxford çmimi i Nderit “Rose of Paracelsus” iu dorëzua
themelueses së Diamond Dentalit, Oli Sulaj e cila prej tetë vitesh drejton Spitalin Dentar më të
madh në Shqipëri. Së bashku me një certifikatë nderi të EMA-s, “Diamond Dental” merr edhe
një diplomë personale dhe portretin e shëruesit të famshëm Paracelsus (Gogenheim) duke i
dhënë një njohje zyrtare nga ky institucion prestigjioz, i cili akrediton këtë klinikë, duke
konfirmuar profesionalizmin e lartë të një institucioni mjekësor dhe praktikat e saj mjekësore. Në
këtë mënyrë Diamond Dental, është bërë pjesë e rrjetit të klinikave prestigjioze evropiane.
Ky vlerësim konsiston edhe në aplikimin e metodave më të fundit të teknologjisë në këtë sektor,
duke e kategorizuar "Diamond Dental" si e vetmja klinikë e cila certifikohet për cilësinë e saj,
duke e akredituar atë në listën e më të mirave në Europë.
EMA vlerëson me çmime të tilla nivelin e kujdesit mjekësor në bazë të standardeve kryesore, si:
menaxhimi i klinikës; procedura e dokumentimit dhe sistemi për administrimin e ankesave,
profesionalizmi i personelit, siguria e pacientit si edhe niveli i rehatisë dhe infrastruktura
teknologjike. Certifikata prestigjioze rrit fuqinë konkurruese të institucionit mjekësor në tregun
global të shërbimeve mjekësore, duke rritur edhe vetë statusin e saj në këtë treg.
Klinika shqiptare 'Diamond Dental', e drejtuar nga sipërmarrësja Oli Sulaj, është vlerësuar me
këtë çmim prestigjioz duke i dhënë kështu një vlerësim kontributit dhe arritjes se standarteve me
një çmim i cili i referohet praktikave moderne të aplikimit të metodave më të fundit në në fushën
e mjekësisë.
ÇFARË ËSHTË ÇMIMI
Certifikata e nderit e EMA-s është njohje zyrtare e faktit që institucioni mjekësor mund të ofrojë
kujdes mjekësor cilësor. Ajo konfirmon profesionalizmin më të lartë të një institucioni mjekësor
si “Diamond Dental” dhe praktikën e tij mjekësore shembullore. Vlerësimi me certifikatë rrit
numrin e pacientëve ndërkombëtarë dhe vendas, shton besimin e pacientëve, ndihmon në rritjen
e sigurisë së pacientit, zvogëlon rrezikun dhe përgjegjësinë e klinikës, e përmes kontrollit të
proceseve dhe procedurave zvogëlon gjasat e gabimeve duke rritur njëherësh rezultatet pozitive.
Pas këtij çmimi, 'Diamond Dental' krijon një avantazh të lartë konkurimi duke marrë një
vlerësim Ndërkombëtar. Çmimi "Rose of Paracelsus” është themeluar nga EMA pasi sociologët
vunë re interes në rritje të klinikave dhe mjekëve për të fituar njohje ndërkombëtare. Sot
konsiderohet prestigj marrja e një certifikate nga organizata botërore me influencë si Community
Health Açreditation Program (CHAP), Joint Commission, Açreditation Commission for
HealthCare, Inc. (ACHC), HQAA, Trent açreditation Scheme, SOFIA
Certifikata e nderit "Praktika më e mirë mjekësore", është simbol i besueshmërisë së një
institucioni mjekësor, reputacionit të saj të admirueshëm te pacientët dhe cilësinë e personelit.
Jorge Louis Borges ka një ese të mrekullueshme filozofike – “Rose of Paracelsus”, që është një
himn për fuqinë e mendjes, talentin natyror të një njeriu dhe besimin e tij në mrekulli. Ndaj EMA
pat menduar që ta emërojë çmimin e saj pikërisht "Rose of Paracelsus" - si një çmim që u jepet
klinikave dhe profesionistëve më të mirë, profesionalizmi i të cilëve është konfirmuar jo vetëm
nga standardet formale, por edhe nga besimi i klientit.