“Be in the moment” ishte slogan që shoqëroi eventin mbyllës të këtij sezoni në Nazar Beach, ambjentin elitar në Green Coast Resort. Plazhi magjiki Palasës mirëpriti shumë vizitorë të cilët përjetuan një experience unike e të paharrueshme. Eventi i zhvilluar në Nazar Beach ishte një event ndryshe nga e zakonshmja, me performance artistike, me tinguj muzikorë të zgjedhur, një event plot emocion e ndjesi, I kuruar deri ne detaje nga organizatorët.

I ardhur enkas nga Turqia për këtë event ishte DJ I mirënjohur turk Anatolian Session, icily me tingujt e muzikës elektronike dhe spirituale, krijoi një ambjent plot emocion dhe ritëmpër pjesmarrësit. Pjesë e këtij eventi ishin edhe DJ shqiptar të mirënjohur, Tatu & Mimi DJ, të cilët bënë hapjen e eventit dhe më pas shoqëruan gjatë gjithë mbrëmjes Anatolian Session Dj.

Të ftuar special në event ishin akrobatët e talentuar Sabina Troshku dhe FiqiriLuli, të cilët me performancën e tyre artistike dhe nën efektin skenik të përsosur, krijuan një atmosphere magjike, gati-gati joreale për të gjithë pjesmarrësit.

“Trans-parence beyond”, performance artistike dhe vizuale e kuruar në detaje nga kuratori Klod Dejda dhe Kuju Studio, ishte pjesë shumë e rëndësishme e këtij eventi. “Trans-parence beyond” nënkupton lidhjen ndërmjet imagjinatës dhe reales. Është përpjekje për të shënjuar forma hapësinore të udhëzuara nga 3 elementët thelbësore: Toka, Ajri, Uji. Në tës hohim diçka ndryshe nga ajo çfarë njohimsi përceptim. Nëpërmjet formave të shprehjes artistike, ngjyrave, formave dhe tingullit, surealja dhe magjikja kthehet në normalen tonë në Nazar Beach.

Perëndimi magjik idiellit në plazhin e Palasës dhe përdorimi ielementëve të zjarrit pranë bregut të detit, ishin detaje të tjera të cilat i shtuan emocion dhe ndjesi unike këtij eventi.

Nazar Beach është pjesë e shëtitores në Green Coast Resort,resorti më elitar në Shqipëri I përbërë nga vila dhe apartamente në shitje, hoteli me standard të lartë me 5 yje dhe njësitë e biznesit. Nazar Beach do të jetë në funksion të të gjithë banorëve të Green Coast Resort dhe vizitorëve të cilët janë në kërkimtë një experience unike. Atributet që diferencojnë Nazar Beach janë: Stil arkitekturor Bohemian, atmosferë elegante dhe premium, eksperiencë ndërkombëtare në menaxhim, kokteile dhe kuzhinë e jashtëzakonshme. Nazar Beach është projektuar nga AL Architects, studio greke me eksperiencë të gjatë në projekte të ngjashme në ishujt grekë.

Green Coast Resort është pjesë e Grupit Balfin, grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur për investimet në qendrat tregtare TEG, QTU, SEG, zhvillimet e zonave rezidenciale dhe tregtare,në turizëm me projekte si Vala Mar Residences, në industrine e fashionit dhe atë minerare, në aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetin e dyqaneve Neptun, SPAR Jumbo etj.

Për më shumë informacion mbi projektin Green Coast vizitoni faqen www.greencoast.al ose kontaktoni në [email protected] /+355 69 20 20073/ +355 69 80 55251.