
Ajo është një nga moderatoret më simpatike shqiptare, me mijëra ndjekës në profilet e saj në rrjetet sociale, Viola Spiro është prezantuesja që ndjell gjithmonë vëmendje në çdo dalje të sajën publike. Por, me gjasë që edhe ju si ne, do të çuditeni kur të mësoni moshën e saj të vërtetë!

Viola ka lindur në 28 shtator të vitit 1988 dhe do të fikë sot plot 30 qirinj në tortën e ditëlindjes. Festa në fakt ka filluar që mbrëmë me surpriza dhe dhurata të veçanta, gjë të cilën ne e mësojmë përmes fotos së fundit që ajo ka postuar në instagram.
Ajo shfaqet e lumtur, me një gotë shampanjë në dorë, ndërsa në sfond duket një tortë mjaft e lezetshme ku shkruhet urimi: "Happy Birthday V"! Me siguri, të tjera dhurata dhe surpriza do e shoqërojnë përgjatë gjithë ditës sot moderatoren simpatike në këtë ditëlindje jubilare.

Edhe ne të Class i urojmë edhe 100 bukuroshes së ekranit shqiptar!
