Nëse doni të jeni mësues, jetoni në Luksemburg. Të gjithë mësuesit, në ketë vend paguhen më shumë se në çdo vend tjetër të botës. E dini sa shkon paga në këtë vend? Nis që nga 79,129 dollarë në vit dhe për çdo vit eksperiencë, shtohen edhe 35,500 dollarë të tjerë.
Sipas një raporti të fundit të Business Insider, 43,557 dollarë në vit është paga minimale e një mësuesi, kryesisht në shtetet amerikane. Por në vende të tjera, pagesat janë edhe më të mira. Mësuesit në U.S. mbeten ndër më të paguarit krahasuar me kolegët e tyre në vende të tjera të botës. Megjithatë, në një rankim të World Bank për Business Insider, renditja është shokuese e sidomos në Europë… Vlerat vjetore të pagave të tyre, edhe më shumë.
5 vendet që i paguajnë më shumë mësuesit, në fakt, janë në Europë. Pas Luksemburg-ut, në vend të dytë është Zvicra me një pagesë që nis nga 69,705 dollarë në vit; Gjermania me një pagë që nis nga 61,418 në vit; Norvegjia me 47,313 dollarë; dhe Danimarka me 46,784. (Sigurisht, këto numra nuk na informojnë se sa shumë mund të shkojë paga vjetore e mësuesit në vendin e tyre.)
1- Luksemburg – Paga vjetore e një mësuesi është 79 mijë dollarë. Për ata me përvojë shkon deri në 137 mijë dollarë.
2 - Zvicra – Paga vjetore e mësuesve në këtë vend është 69,865 dollarë.
3 - Gjermania – Paga vjetore për mësuesit 61,589 dollarë
4 - Norvegjia – Paga vjetore për mësuesit është 47,445 dollarë
5 - Danimarka - Paga vjetore për mësuesit është 46,914 dollarë
6 - SHBA – Paga vjetore për mësuesit është 43,678 dollarë
7 - Spanjë - Paga vjetore për mësuesit është 42,002 dollarë
8 - Australia - Paga vjetore për mësuesit është 40,874 dollarë
9 - Holanda – Paga vjetore për mësuesit është 39,205 dollarë
10 - Kanada - Paga vjetore për mësuesit është 39,179 dollarë