
Ky ndoshta ka qenë një ndër vitet të më suksesshme të Ylli Limanit, mirëpo këngëtari i baladave ka vendosur të tërhiqet nga festivali i rëndësishëm i muzikës shqiptare "Kënga Magjike". Kanë qarkulluar që dje thashethemet se Ylli pasi ka prezantuar këngën në festival është penduar dhe e ka tërhequr më pas.
Revista Anabel ka kontakuar me Yllin dhe ai e ka konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e "Këngës Magjike".

"Nuk do të jem pjesë. Nuk ka një arsye të madhe, thjesht e ndjeva dhe u tërhoqa",-është shprehur Ylli për Anabel.
Ditën e djeshme, Prive shkroi se producentët e këngës së Yllit kanë vendosur të tërhiqen nga gara për shkak se kënga e Yllit mund të eklipsohet nga emra të njohur të muzikës shqiptare.
