Kanë më shumë se 10 vite bashkë dhe sërish vazhdojnë ta duan njëri-tjetrin si ditën e parë. Fansat e tyre kur i shikojnë ata binden se dashuria e vërtetë ekziston. Miriam Cani dhe Alban Skënderaj kanë triumfuar edhe këtë vit në sondazhin “Çifti i vitit”, duke fituar 21 për qind të votave. Dashuria e tyre nuk ka kohë “skadence” sepse ata duken çifti tipik që i thonë përgjithmonë njëri-tjetrit.
Mirëpo, le të zhvendsemi pak në Turqi për vendin e dytë. Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj Tolgahan janë po aq të pëlqyer për publikun shqiptar. Nga 6500 votues, Almeda dhe Tolgahan kanë marrë 19 për qind të tyre. 2019 do të jetë me siguri një vit i bukur për ta, pasi do të bëhen prindër për herë të parë.
Ndërsa në vend të tretë me 18 për qind të votave renditet Gjiko dhe Elita Rudi. Çifti u martuan këtë vit me një dasmë madhështore dhe së shpejti edhe ata do të bëhen prindër për herë të parë.