Rimodelo trupin tënd me Femm Centro Modella

Çfarë është Femm?

-Dobësimi dhe tonifikimi i figurës femërore për të eliminuar yndyra të përcaktuara në zona të ndryshme të trupit dhe për të luftuar celulitin. Koha e rezultateve të këtij trajtimi është mjaft e shpejtë. Madje, pas 5 seancave të para do të shikoni rezultat. Metodologjia e Qendrave Modella ekziston prej më shumë se 20 vitesh, mirëpo në Shqipëri vjen për herë të PARË. Fokusi i qendrës Modella janë zonjat mbi moshën mesatare dhe sigurisht vajzat e reja të cilat kërkojnë të bien në peshë në mënyrë natyrale, por edhe të tonifikojnë trupin e tyre në zonat ku ato kanë më shumë nevojë.

Sekreti i kësaj metodologjie është nxehtësia. Çdo kliente që viziton qëndrën Modella, ka një trajner personal mbi kokë, që ndjek hap pas hapi ushtrimet e personalizuara. Që ta kuptoni më mirë se çfarë ndodh në Femm, lexoni hapat e mëposhtëm të cilët janë të detajuar dhe ju japin një ide më të qartë për këtë shërbim të mrekullueshëm që sapo ka ardhur në Tiranë:

Hapi i parë

Çdo kliente që viziton qendrën Femm, fillimisht konsultohet me trajneren e cila e këshillon dhe modelon një program të personalizuar në bazë të të dhënave të saj.

Hapi i dytë

Në hapin e dytë kryen matjet në të gjitha pjesët e trupit.

Hapi i tretë

Është i rëndësishëm pasi peshimi është një matës i rezultatit. Çdo 5 seanca përsëriten matjet dhe peshimi.

Hapi i katërt

Oksigjeno-terapia. Çfarë është?

-Bën një veprim të fortë enzimatik

-Eliminon toksinat

-Aktivizon qarkullimin e gjakut

-Lufton celulitin, strijat

-Përshpjeton metabolizimin

Hapi i pestë

Pista ose step(hapa). Pasi të vishet klientja, kalon në kardio 10-20 minuta.

Hapi i gjashtë

Shtrati i ajrit. Nga ky shtrat, i cili ka një temperaturë 36.8 gradë celcius ( sa temperatura e trupit) del ajër fiziologjik. Brenda tij realizohen ushtrimet sipas programit të personalizuar, prandaj nxehtësia është sekret sepse e shikon në çdo hallkë. Trajnerja ju ndihmon në demostrimin e çdo ushtrimi. Ushtrimet janë për dobësim, tonifikim dhe rënie në peshë.

Hapi i shtatë

Vetëm një dush.

-Ky proces zgjat një orë. Forma më e shëndetshme për rënien në peshë, e shoqëruar me një regjim ushqimor të këshilluar.

Këto janë hapat që do të ndiqni nëse zgjidhni të humbisni peshë në mënyrë natyrale në qendrën Modella. 2 orë në javë, minimumi 30 seanca, por sigurisht kjo vendoset nga trajnerja në konsultën e parë. Ky është një shërbim i domosdoshëm për çdo grua që dëshiron të jetojë shëndetshëm, por edhe në paqe me trupin e saj. Vizitoni qëndrën Modella në kryeqytet pasi metabolizmi juaj do t’ju falënderojë për këtë shërbim.

Kontakt +355 69 260 8088 /Email [email protected]