Të flasësh për periodat në ditët e sotme nuk është më tabu dhe fatmirësisht vajzat janë më të informuara dhe mund ta kuptojnë më lehtë një problem, pasi lexojnë edhe më shumë rreth menstruacioneve. Ne sot përmes këtij artikulli do t’ju vijmë në ndihmë për të kuptuar nëse keni ndonjë problem, apo çdo gjë shkon mirë në trupin tuaj. Ngjyra e menstruacioneve mund të tregojë shumë për shëndetin prandaj lexoni më poshtë:
Rozë
Nëse ngjyra e gjakut është në rozë, atëherë kjo nënkupton se keni nivele të ulëta të estrogjenit. Estrogjeni është një hormon që shpesh lidhet me femrat, edhe pse burrat gjithashtu prodhojnë sasi të vogla. Zvogëlimi i estrogjenit mund të çojë në një sërë shqetësimesh dhe simptomash shëndetësore. Faktori kryesor i rrezikut për të pasur estrogjen të ulët është mosha. Tek gratë në moshë dhe gjatë periudhës së menopauzës, është normale që nivelet e estrogjenit të bien.
Rozë e zbehtë
Ndërsa nëse ngjyra e menstruacioneve është rozë e zbehtë, atëherë ju keni mangësi në lëndë ushqyese.
Kafe e errët
Kafe e errët ose e kuqe e errët do të thotë se një pjesë e gjakut të vjetër është “ulur” brenda mitrës për një kohë të gjatë. Askush nuk e di pse ndodh kjo gjë, por konsiderohet të jetë një gjë normale.
I trashë dhe i mpiksur
Nëse ju ndodh që shikoni një mpiksje të kuqe të errët, do të thotë se keni nivele të larta estrogjeni. Në pjesën më të madhe të rasteve nuk duhet të shqetësoheni. Megjithatë, nëse keni shumë grumbuj të tillë, atëherë kjo nënkupton se keni një çekuilibër hormonal.
Përzierje gri-kuqerremtë
Shkarkimi gri-kuqerremë mund të nënkuptojë dy gjëra: nëse nuk jeni shtatzënë, ky është një sinjal për një infeksion të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, ose mund të nënkuptojë një abort të hershëm.
Ngjyra e kuqe e boronicës
Nëse ngjyra e periodave tuaja është si ngjyrë boronice ju jeni plotësisht e shëndetshme. Por vlen të theksohet se çfarë është normale për një njeri, nuk është edhe për dikë tjetër. Prandaj, vizita tek një gjenekolog është gjithmonë e këshillueshme.
Portokalli
Ngjyra portokalli, ashtu si një përzierje mes grisë dhe të kuqes mund të nënkuptojë një infeksion. Nëse kjo gjë shoqërohet me erë të keqe dhe dhimbje të forta keni të bëni me një infeksion nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme.