Jo një, por dy. Këngëtari i njohur shqiptar është bekuar me dy fëmijë. Siç është bërë zakon tashmë, lajmet e bukura jepen në rrjetet sociale. Albatrit Muqiqi është bërë baba për herë të dytë dhe është pafund i lumtur për binjakët Elia dhe Erald. Prej kohësh ai dhe bashkëshortja e tij, Egzona e kishin lënë dilemë gjininë e bebit, mirëpo tashmë është e qartë: ata janë shtuar me një djalë dhe një vajzë.
“Sot është dita më e lumtur në botë për mua, na gëzoi Zoti me një djalë dhe vajzë, falenderimi i takon vetëm Allahut. Paçi shëndetin e gjithë botës zemrat e mia Elia dhe Erald”,-ka shkruar Albatriti në foton e publikuar në Instagram, ku është në krah të bashkëshortes dhe dy fëmijëve.
Çifti kanë edhe një vajzë rreth 2 vjeçe, emri i së cilës është Amelia.