Me siguri që ajo dhe Gjiko po numërojnë ditët deri sa të kenë në krahë ëngjëllin e duhur, ama ne ne nuk harrojmë faktin që gjithçka ata publikojnë kthehet në lajm të medias rozë. Kështu, Elita Rudi, mamaja e ardhshme e showbiz-it shqiptar, është duke shijuar ditët e fundit të pritjes së ëmbël, por deri sa momenti final të trokasë, ajo ka vendosur që kujtimin më të bukur nga nëntë muajt e shtatzënisë ta finalizojë me një trend të ri që në fakt po bën namin në të gjithë botën. Të paktën, mamatë e famshme e kanë provuar si gjetje!

Bëhet fjalë për argjilën e bardhë, që vendoset tek barku dhe që më pas thahet dhe vjen si kujtimi më i ëmbël nga shtatzënia për mamanë e re. Ajo ruan ashtu të paprekur për vite me radhë, madhësinë dhe formën e barkut të nënës shtatzënë. Në fakt, duket se kjo është risi edhe për vetë Elitën, e cila ka kërkuar ndihmën e fanseve virtuale që mund ta kenë provuar këtë gjetje interesante. "Kush e ka provu", pyet Elita në instastory-n e saj!

Me siguri që përgjigjet dhe sugjerimet që i kanë ardhur në inbox kanë qenë të shumta, por përveç këtij kujtimi të çmuar dhe me vlerë që ajo ka vendosur të bëjë për fëmijën, të gjithë jemi kuriozë të dimë gjininë e foshnjes që pritet të vijë në jetë shumë shpejt!