Ndërkohë që ajo dhe bashkëshorti reperi Gjiko po numërojnë ditët deri në momentin e artë kur do të kenë në krahë fëmijën e tyre, moderatorja bukuroshe kosovare vazhdon të na surprizojë me gjëra interesante. E fundit, ishte një ndryshim në look që ajo zgjodhi të bëjë pak kohë përpara se të bëhet nënë dhe vërtet që duket shumë këndshëm.
Por, ditën e djeshme Elita Rudi vendosi që të publikojë disa foto të rralla nga sesioni i fundit i fotografive si shtatzënë dhe ajo duket thjesht Wow! Me barkun e rrumbullakosur, por me një nur të dukshëm që i ka rënë prej shtatzënisë, Elita, mamaja e ardhshme e showbiz-it shqiptar i ka surprizuar të gjithë me fotot e veçanta që ka zgjedhur të ndajë me fansat dhe publikun virtual.
Ndërsa, ne të gjithë presim atë surprizën e madhe, momentin kur Elita dhe Gjiko do të ndajnë me të gjithë ardhjen në jetë të fëmijës, gjinia e të cilit është ende surprizë.