Jemi në prag të pranverës dhe duhet t`i shtojmë gardërobës sa më shumë ngjyra të çelura. Sigurisht që pantallonat e bardha nuk duhet të mungojnë në gardërobën tuaj, pasi përveçse janë më të preferuarat e të gjitha stinëve, mund të kombinohen me gjithçka. Vetëm se duhet të gjeni të duhurat dhe të dini t`i kombinoni, pastaj jeni gati të tërhiqni vëmendjen e të gjithëve. Vajzat e famshme të shoëbiz-it ju ndihmojnë se si t`i kombinoni pantallonat e bardha dhe të dukeni një yll Hollywood-i.

Me ngjyrën nude
Ngjyra nude shkon shumë me të bardhën dhe është një kombinim që perfekt në çdo stinë.

Me një prekje portokalli
Pamjes së saj totalisht të bardhë, Kendall i ka shtuar dhe një prekje portokalli dhe duhet ta pranojmë që duket shumë bukur.

Pak neon
E bardha kombinohet fare mirë me neonin. Ky look i Priyanka Chopra-s është perfekt për t`ju frymëzuar.

Totalisht me të bardha
Nuk do të gabonit nëse do të bënit këtë kombinim si Kylie Jenner. Pantallona, xhaketë, bluzë, këpucë, çantë… të gjitha të bardha.

Me motive florale
Shtojini look-ut tuaj me pantallona të bardha një bluzë me lule. Do të dukeni më femërore dhe më e ëmbël. Camila Cabello ka zgjedhur t`i kombinojë pantallonat e saj të bardha me një crop top me lule.