Si e vetmja vajzë e "Sport Plus", emisionit që ajo moderon suksesshëm në ekranin e "Klan Plus", Viola Spiro është përballur ditën e djeshme me një surprizë të këndshme nga stafi i emisionit sportiv. Thuajse të gjithë ndonjëherë na kap kurioziteti se çfarë mund të bëjnë prezantuesit apo folësit e lajmeve gjatë momenteve të publicitetit apo kur kalohet nga njëra kronikë tek tjetra.

Tashmë, pas imazheve dhe videove që i ka shpërndarë edhe vetë protagonistja Viola Spiro, me gjasë që nuk do të keni më kuriozitet. Bukuroshja bionde është fiksuar në momente të ndryshme nga stafi i emisionit, teksa rregullon flokët, kujdeset për veshjen apo kafshon stilolapsin, diçka krejt normale kjo për një prezantues që pret të futet në lidhje me studion, ndërsa transmetohet kronika.

Në fakt, këto imazhe vërtet epike, por njëherësh edhe gazmore nuk duhet t'i humbisni. Ndërsa, ne mendojmë që një duartrokitje e madhe i takon atyre që e ideuan këtë video dhe surprizë kaq të bukur për 8 Marsin dje dhe për të vetmen vajzë në stafin e "Sport Plus"!