Një sërë shkaqesh mund të çojnë në urinim të dhimbshëm tek meshkujt. Disa nga këto shkaqe janë:

-Infeksione të traktit urinar: përfshirë fshikëzën e urinës dhe uretrën.

-Infeksione seksualisht të transmetueshme, si klamidia, gonorrea dhe herpesi.

-Prostatiti (kur inflamohet gjëndra e prostatës).

-Problemet me veshkat (si infeksioni ose gurët në veshka).

-Reaksioni ndaj sapunëve, parfumeve ose produkte të tjera të kujdesit personal.

Nëse keni dhimbje ose ndjesi djegie kur urinoni, bëni një vizitë tek mjeku. Kjo është e vetmja mënyrë për të zbuluar shkakun, kështu do të merrni edhe trajtimin e duhur.

Burimi: Planned Parenthood / JoTabu.al