Bella Hadid ishte e pranishme në Festivalin e Kanës, ku shkëlqeu e veshur me Dior. Gjatë eventit modelja e njohur takoi sozinë e saj, Carla Bruni-n, e cila postoi edhe një foto në Instagram duke e quajtur Bella-n motrën e saj më të vogël. Ngjashmëria mes tyre është e padiskutueshme, por kjo foto ngjalli reagime të shumta për faktin se Bella ka arritur të shndërrohet falë operacioneve plastike.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Carla Bruni (@carlabruniofficial) on

“Ka përdorur foton tënde për të orientuar kirurgun plastik”, -shkruhej në komentet e shumta që vërshuan te fotoja ku Carla kishte pozuar përkrah Bella-s. Njerëzit janë të bindur që Bella ka kryer ndërhyrje dhe për këtë ekzistojnë shumë foto online që vërtetojnë ndryshimet e shumta në fytyrën e saj duke filluar që nga hunda e deri te struktura e fytyrës.

Bazuar në këto foto, ju si mendoni, ka kryer apo jo Bella operacione plastike?