Panairi "Beauty Affair" 2019 që u organizua fundjavën e kaluar në Pallatin e Kongreseve ishte kryefjala e aktiviteteve për Tiranën. Sepse mbi tre mijë vizitorë ishin të pranishëm përgjatë dy ditëve të panairit, për të prekur nga afër të gjithë risitë dhe prurjet më interesante nga sektori i bukurisë i dedikuar i gjithi për femrat e të gjitha grupmoshave dhe kategorive.

Class Hair & Make Up ishte e pranishme në këtë panair me këndin e vet special që dallonte ndër pak të tjerë. Ishte pikërisht ngjyra rozë që fekste dhe tërhiqte në masë të gjitha vajzat që kaluan në këtë panair dhe nuk u larguan nga aty pa u njohur nga afër me shërbimet profesionale që studio e Class Hair& Make Up ofron për të gjitha ju vajza.

E gjithë hapësira e stendës ishte ideuar nga Class Events, me një desing dhe koncept modern, ku spikaste nuanca e fortë pink, e kombinuar me lulet dhe gjithë detajet e hapësirës së dedikuar për studion e Class Hair& Make Up. Një strukturë e personalizuar me print të realizuar profesionalisht nga agjencia e njohur e reklamave New Vision. Logoja e Class për këtë event u realizua nga agjencia Reklama Jote.

Një tjetër detaj tjetër frymëzues që nuk i mungoi stendës së Class në këtë panair, ishin lulet natyrale të ideuara me mjeshtëri nga floristja ekskluzive Frida Banush duke i shtuar më shumë dozat e harmonisë së ngjyrave dhe aromave mes luleve natyrale, rozës së ëmbël dhe gjithë dekorit në tërësi në stendën e Class Hair & Make Up. Ndërsa, Korriku Flowers Service ishte aty si agjencia që u angazhua me prurjen e luleve në destinacion, pikërisht në stendën e Class. Në këtë panair, Class Hair& Make Up u përfaqësua me shërbimin tutorial nga Erjona Majtara, grimierja profesionale e studios së Class, që propozoi trendet më të fundit të nuancave për trukun e një nuseje të ardhshme të 2019-ës!

Por, i gjithë ky realizim nuk mund të finalizohej pa u dokumentuar nga video me xhirimet e realizuar me profesionalizëm, nga Anri Shuka.

Studio e Class Hair & Make Up ishte pjesë e këtij panari të madh të bukurisë, sepse është një nga studiot në kryeqytet që ofron shërbimet më të mira dhe më profesionale për të gjitha femrat. Manikyr, pedikyr, trajtim flokësh, trajtime për të gjitha llojet e lëkurave të fytyrës, make up stilim për përditshmëri, por edhe për nuset e ardhshme, gjithçka në shërbimin tuaj për t'ju bërë të ndiheni të bukura gjithmonë!