Që Grida Duma është një ndër politikanet më tërheqëse shqiptare, kjo gjë dihet dhe është diçka që është e stërthënë. Mirëpo, të flasësh mirë për të tjerët nuk është asnjëherë mjaftueshëm. Grida Duma nuk është e vetmja grua bukuroshe në familjen e saj. Ajo ka edhe një motër, e cila është martuar dhe kemi pasur rastin ta njohim më shumë ditën e dasmës. Motra e deputetes demokrate quhet Geris dhe ka kurorëzuar në martesë lidhjen e saj të dashurisë.

Në dasmën e së motrës përveç nuses, sigurisht tërhoqi vëmendjen edhe Grida e cila kishte zgjedhur një fustan elegant të zi dhe dukej siç është çdo ditë, një grua e hijshme. Sa i përket motrës së saj, ajo është pedagoge në Universitetin e Drejtësisë Kriminale John Jay, në New York. Geris, kohë më parë kur vendosi të provojë Shqipërinë, ishte spikere lajmesh në televizionin “Scan”.