Digitalb siç kishte premtuar solli mbrëmë në sheshin Skënderbej atmosferën më të zjarrtë të këtij viti, dhe jo vetëm. Një maratonë e vertetë që zgjati më shumë se 7 orë në Sheshin Skënderbej të mbushur si pak herë më parë e me të pranishëm Yjet e skenës muzikore të Shqiptarisë.

Spektaklin e nisi Luana Vjollca që prezantoi live dhe eksluzivisht hitin e saj me yllin ndërkombëtar të muzikës Faydee. 

Atmosfera vazhdoi e zjarrtë me Soni Malaj e cila veç performancës me trupën e baletit solli surprizë Agon Amiga dhe Daim Lala.

Në skenë u ngjitën më pas Young Zerka, Ronela Hajati dhe pas kohësh mungese Vedat Ademi.

Po ashtu Jericho sollën atmosferën rock me tingujt e këngeve të tyre të ngjyrosura kuq e zi.

Skena u ndez nga Kida e cila këndoi hitet më të njohura me publikun që këndonte njëzëri me të.

Digitalb prezantoi në shesh edhe Promon më të re, një realizim shpërthyes, me sloganin “Vazhdo të ëndërrosh”  Dritan Shakohoxha i cili gjithashtu ndante ditëlindjen me Digitalb mes fishekzjarreve që çanë qiellin e kryeqytetit ftoi në skenë një tjetër artist me një përvjetor artistik, edhe ai bënte 15 vjeç sa Digitalb – Alban Skënderaj.

Publiku vazhdoi të kërcente dhe këndonte pavarësisht orëve që kalonin në shesh me Tayna, Mc Kresha & Lyrical Son, Yll Limani dhe bishën e skenës Aurela Gaçe. 

Nuk do të kishte kuptim festimi i Digitalb pa himnin e dytë të kombit “Kuq e Zi je ti” me divën Elvana Gjata e cila solli edhe hitet e saj më të reja me një performancë rrënqethëse.

Festën e 15 vjetorit e mbylli Ledri Vula i cili e mbajti sheshin në ajër deri në orët e para të mëngjesit, duke mbyllur kështu festimet e gjata të 15 vjetorit të kompanisë mediatike më të dashur të Shqiptarëve anë e kënd globit.

Digitalb hyn kështu në vitin e 16 me një sugjerim të vetëm “Vazhdoni të ëndërroni”

Vazhdo të endërrosh: https://www.youtube.com/watch?v=s7mMOwTksiQ&feature=youtu.be

Koncerti Recap: https://www.youtube.com/watch?v=ccFkLZlsQXs&feature=youtu.be