Jepini vetes dhuratën e kohës...Në stilin e jetës së përditshme të gjithsecilit prej nesh, koha është faktori me të cilin jemi në luftë të përditshme, ndaj dhe shfrytëzimi i saj është kthyer në një sfidë. Jemi në pikun e sezonit veror dhe të gjithë duam relaksin, pushimin, plazhin dhe momentet e qetësisë. Pse të "arratisemi" në destinacione të largëta, t'i hipim avionëve e të bëjmë valixhe të tëra me rroba gati...Zgjidhja është shumë më pranë nesh! Si ju duket ideja e një qendre luksoze SPA? Mikluese si gjetje apo jo? Quhet “BAMBOO SPA & HAMMAM” dhe prej vitesh tashmë është zgjedhja e parë e shumë klientëve, personazheve publik, e jo vetëm.

E pozicionuar në një nga zonat më strategjike të kryeqytetit, pikërisht në një hapësirë prej afro 400 metrash katrorë brenda Hotel Rogner, kjo qendër SPA është zemra e relaksit dhe e bukurisë që ju duhet. Një ambient i ngrohtë dhe përfaqësues, i krijuar plot hijeshi dhe elegancë, me tone të ngrohta, mure me elemente natyrorë si dru bambuje, myshk apo gurë të ftojnë të bëhesh protagoniste e kësaj atmosfere relaksuese nga e cila nuk do doje të dilje kurrë. Vëmë bast për këtë!

Së bashku me kombinimin e ujërave Hammam, sauna finlandeze, masazhe profesionale, si edhe produkte ekskluzive nga CLARINS Skin Spa, me siguri që kjo do të jetë përvoja më e paharrueshme e jetës suaj. Gama e shërbimeve është kaq e gjerë, stafi i kualifikuar dhe i gatshëm për ta bërë klientin të ndihet i përkëdhelur në çdo minutë të kësaj eksperiencë, janë të gjithë faktorë të fortë e motivues që e çuan këtë qendër të njohur SPA në piedestalin e fitoreve.

Vetëm përpara pak ditësh, në Shën Pjetërburg të Rusisë, Bamboo Spa & Hammam u vlerësua me çmimin “Luxury Hammam Experience” nga World Luxury Spa Awards. Ky çmim është hera e parë që i akordohet një Spa & Hammam-i shqiptar.

Çmimi iu dorëzua drejtoreshës së grupit Bamboo në Tiranë, Znj. Emona Begolli, në mbrëmjen gala të zhvilluar në Shën Pjetërburg më 6 korrik 2019. “Janë të shumtë faktorët që ndikojnë fitoren: brandi, vendndodhja dhe kënaqësia e shprehur e klientëve. Këtë vit, fokusi ishte tek dizajni unik dhe elegant”, tha ndër të tjera, Michelle Creus, Manaxhere e Brandit dhe Eventeve të World Luxury Awards.

“Ne urojmë fituesit e 2019-ës sepse luksi i vërtetë nuk arrihet thjesht. Nevojitet një staf i dedikuar dhe shumë efiçient, staf që është i gatshëm të bëjë gjithçka për të bërë klientin të ndjehet i përkëdhelur e asnjë dëshirë të mos mbesë e pa realizuar. Ky është përcaktimi i luksit! Kjo është ajo çka i bën fituesit e këtij viti të vezullojnë”, u shpreh, Drejtori i Marketingut të World Luxury Awards Group, Michael Hunter-Smith.

Bamboo Spa &Hammam është themeluar në 1 shtator 2016-tes. Prej 3 vitesh Bamboo Spa & Hammam ofron hammam, masazh, trajtime fytyre e trupi, manikyr, pedikyr dhe shërbime të tjera estetike. Prej vitesh tashmë, grupi Bamboo Spa ofron një gamë të gjerë të shërbimeve edhe në 4 sallone Bamboo Nail & Lounge në Tiranë (në Kompleksin Delijorgji, në Rrugën Pjetër Budi, pranë qendrës Kristal dhe Ring). Së fundmi, Bamboo Spa & Hammam ofron ekselencën e shërbimeve të saj edhe në rivierën shqiptare, në Nazar Beach, Palasë dhe Drymades Inn, Dhërmi.

Për më shumë informacion, na ndiqni në rrjetet sociale ose na vizitoni në: www.bamboospahammam.com dhe rrjetet sociale bamboo_spa_hammam; bamboonailbars