Mbrëmjet e gjata buzë liqenit, koncertet tek Amfiteatri i Liqenit, Kinema Verore, shëtitjet nëpër Tiranë, jeta e natës janë disa nga gjërat që mund të bësh në Tiranë, në gusht.
Nëse mendoni se Tirana nuk ka gjallëri në gusht, ne ju tregojmë të kundërtën. Është e vërtetë që gjatë gushtit, Tirana është më e qetë, por vetëm orëve të nxehta të ditës.
Gjatë pasditeve dhe mbrëmjeve në Tiranë sheh kaq shumë gjallëri në qendrat kryesore. Sheshi "Skënderbej" është vendi ku mblidhen të gjithë, prindër dhe fëmijë, të rinj e të reja që shëtisin rreth e rrotull sheshit. Numri i turistëve shtohet dhe në gusht. Nëse vizitoni gjatë paraditeve ose pasditeve Pazarin e Ri dhe Kalanë e Tiranës do të shihni që thuajse çdo ditë do të gjeni aktivitete argëtuese.


Gjatë fundjavave mund të shkoni në lumin Erzen për t’u freskuar, ose Syrin e Ciklopit apo liqenet e shumta të Tiranës. Pishinat janë një opsion tjetër dhe gjeni plot të tilla, veçanërisht në periferi të Tiranës.
Për t’iu gëzuar ajrit të pastër dhe për të shpëtuar nga vapa, shkoni në Malin e Dajtit dhe shijoni një ditë fantastike duke filluar me udhëtimin me teleferik në Parkun e Aventurës dhe një drekë të mirë te Ballkoni i Dajtit. Por ju mund të zgjidhni të vizitoni zona të tjera të gjelbra rreth Tiranës, dhe ne kemi një listë të tyre këtu.


Muzetë janë të hapura gjatë gjithë gushtit. Nga Muzeu Historik Kombëtar,
Shtëpia e Gjetheve, Shtëpia Muze e Ismail Kadaresë, Bunk’Art mund t’i vizitoni në gusht.
Ju që jeni të apasionuar pas artit dhe ekspozitave, këtë muaj nuk duhet të lini pa vizituar ekspozitën “Leonardo – Opera Omnia” në Muzeun Historik Kombëtar ku ekspozohen 17 piktura të Leonardo Da Vinci të riprodhuar me një teknologji të avancuar të një cilësie të lartë dhe në përmasa originale. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 10 gusht.
Ndërsa gjatë çdo të marte të Reja shfaqen filma ku protagoniste kanë qenë aktoret italiane si: Sophia Loren, Claudia Cardinale, Gina LolloBrigidida. Një program i përgatitur nga Instituti Italian i Kulturës.

Këto janë rekomandimet  e Visit Tirana për t’ju ardhur në ndihmë që të eksploroni Tiranën dhe të mos humbisni aktivitetet më të rëndësishme.

Business Magazine