Forbes ka publikuar emrat e aktoreve më të paguara të 2019-ës dhe listën e kryeson Scarlett Johansson. U çuditët? Edhe ne! Për të dytin vit radhazi, Johansson nuk e lëshonin “fronin”. Duket se edhe ky është viti i aktores së famshme, e cila ka mundur të sigurojë një numër të madh fitimesh që llogariten të shkojnë rreth 56 milionë dollar, vetëm gjatë këtij viti.

Në vend të dytë renditet Sofia Vergara, e cila falë rolit të saj në “Modern Family” paguhet 44.1 milionë dollar. Në vend të tretë është Reese Witherspoon me 35 milionë dollar fitime, ndërsa në vend të katërt është Nicole Kidman, me 34 milionë. Ndërkohë, Angelina Jolie ka mbetur jashtë top dhjetëshes për këtë vit.

Top 10-shja e listës është kjo:

1. Scarlett Johansson - 56 milionë dollar

2. Sofia Vergara - 44.1 milionë dollar

3. Reese Witherspoon - 35 milionë dollar

4. Nicole Kidman - 34 milionë dollar

5. Jennifer Aniston - 28 milionë dollar

6. Kaley Cuoco - 25 milionë dollar

7. Elisabeth Moss - 24 milionë dollar

8. Margot Robbie - 23.5 milionë dollar

9. Charlize Theron - 23 milionë dollar

10. Ellen Pompeo - 22 milionë dollar