Nëse për shumë gjëra mund të tolerojmë dhe të bëjmë kompromis, për ushqimin jo. Prandaj nuk është aspak e thjeshtë të gjesh një vend ku gatuhet mirë dhe ku prioritet të jetë shija dhe cilësia. Adhuruesit e ushqimit të detit, e dinë sa e vështirë është të gjesh një vend në Tiranë që t’u ofrojë atë që duan – shijen e vërtetë të ushqimit të detit.

Por jo nëse keni shijuar një pjatë në ambientet e mrekullueshme të Eden Breeze – aty ku ushqimi noton në shije. Nëse ende nuk keni dëgjuar për të apo nuk keni shkuar të paktën një herë, ka ardhur koha ta bëni. Eden Breeze është restoranti më i ri i peshkut në Tiranë, pjesë e një rrjeti biznesesh nën emrin “Momentum Group”. Ata që ishin të pranishëm në natën e inaugurimit, patën mundësi të shijonin disa nga recetat e shefit dhe u kthyen në dëshmitarë të shijes së veçantë të servirur me delikatesë dhe profesionalizëm.

Eden Breeze ka një vendndodhje fantastike, në një prej zonave më të frekuentuara të Tiranës, pranë qendrës Kristal. Në rrugën kryesore është e pamundur që mos të të bierë në sy një ambient i ri, modern, por që të bën të ndihesh si në shtëpi sapo hyn. Një vend me shumë hapësirë, me disa zona, atë të restorantit dhe zonën Prive.

Kënaqësia që të jep ushqimi është e pakrahasueshme me gjithë të tjerat, prandaj ka shumë rëndësi edhe ambienti ku shijohet një pjatë. Ç’mund të themi për ambientin e Eden Breeze? Një parajsë e vërtetë!

Të jep përshtypjen sikur je në një kopsht në natyrë, pasi je e rrethuar nga gjelbërimi dhe gati arrin të ndjesh “flladin”, sepse nuk e kupton që ndodhesh brenda. Edhe ujërat që rrjedhin nga tavani në vetratën e xhamit drejt tavolinës, të falin një qetësi të jashtëzakonshme dhe të japin ndjesinë e privatësisë. Një ujëvarë me statujën e Buddha-s e shumëfishon ndjesinë e relaksit që të fal ambienti. Sepse Eden Breeze i kushton rëndësi ambientit po aq sa ushqimit. Falë arredimit të mrekullueshëm do ta ndjeni detin dhe freskinë e tij shumë pranë.

Për të mos folur për cilësinë absolute të ushqimit të përzgjedhur dhe të përgatitur me kujdes dhe mjeshtëri nga shefi me eksperiencë disavjeçare. Edhe për ju që nuk konsumoni çdo gjë dhe jeni shumë përzgjedhës, ju sigurojmë që në menunë e pasur do ta gjeni pjatën tuaj të preferuar. Të gjithë këta elementë të ndërthurur e kthejnë një drekë apo darkë të zakonshme në një eksperiencë të veçantë.

Një drekë më miqtë shijon më shumë nën flladin e Eden!