Gjithçka në sfilatë ishte “amazing”… Është përshtypja që vjen nga shumë dashamirës të modës, ata që e ndoqën nga afër, por edhe të tjerë që e panë online e në kohë reale ngjarjen e rëndësishme të vitit për Class By Alketa Vejsiu. Po magjia nuk ishte e thjeshtë të përmbushej pa i bërë bashkë të gjitha hallkat – shumë prej të cilave unike në llojin e tyre.

Si ai aksesor, të cilin ju mund ta keni vënë re në kokën e modeleve që veshën linjën “Bridal” të Class Fashion Show. Rrethi i bardhë në kokë, i punuar i gjithi me dorë, ishte një gjetje unike e stilistes së Class Atelier, Livia Myftari.

Nuk ishte rastësisht, por ishte e mirëmenduar gjithçka që shoqëroi nuset në sfilatën e sotme. Në një prononcim për revistën Class, Livia tha se edhe zgjedhja e këtij aksesori që krijoi show ishte gjetje që u qëndroi mjaft mirë nuseve të pastra.

Ne menduam që fustanet e koleksioneve tona, duhet patjetër të kishin një gjë që t’i shoqëronte, qoftë një gjë në kokë, qoftë edhe një palë vathë. Menduam që në fillim që vathët do ishin patjetër, sepse fustanet ishin shumë të pastra në stilin e tyre. Fustanet tona nuk kanë xixa, nuk janë të mbingarkuara me thekë apo me aksesorë të tjerë që t’i rëndojnë. Në thelb, janë fustane shumë të thjeshtë, shumë klasike, elegante, fine.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

New Bridal Collection 2020 #classfashionshow2019

A post shared by CLASS By Alketa Vejsiu (@class_by_alketavejsiu) on

Kështu, vendosëm që t’u japim këtyre fustaneve një detaj që të krijonte show, edhe pse edhe nuset e vërteta mund t’i veshin për të pasur një look ndryshe dhe për ta bërë më moderne ditën e tyre.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

New Bridal Collection 2020 #classfashionshow2019

A post shared by CLASS By Alketa Vejsiu (@class_by_alketavejsiu) on

Rrathët që kanë dalë në modë t’i shtonim si elementë që i ka vetë fustani, sepse fustaneve që kanë pupla, ne u kemi shtuar rrathët me pupla, tek ata me gurë, kemi shtuar gurë etj. Të njëjtën gjë bëmë edhe me vathët” ,– tregon Myftari duke shtuar se ngacmimin për këtë aksesor të sfilatës e ka marrë nga "Prada" dhe pastaj i shtoi të gjithë elementët të punuar me dorë sipas fustaneve dhe modeleve të saj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

New Bridal Collection 2020 #classfashionshow2019

A post shared by CLASS By Alketa Vejsiu (@class_by_alketavejsiu) on

Po vello pse mungoi?

“Nuk nuk menduam t’i nxjerrim fustanet me vello, sepse velloja është shumë e parë. Ne duam të ikim nga tradicionalja për të dhuruar më shumë show… Pastaj nuset le të zgjedhin vetë”.