Ke një shumë parash që do t'i shpenzosh në blerje? Një vend ku shopping-u nuk është kurrësesi mërzitje, por kënaqësi! Në mijëra metra katrorë, janë pozicionuar dhe ndarë departamente dyqanesh që ofrojnë një gamë të gjerë produktesh dhe zgjedhjesh për klientin. Ndodhet në zemër të kryeqytetit, praktikisht në një nga pikat më strategjike të Tiranës. Quhet COIN dhe me siguri që çdonjërit prej jush i ka rënë rruga të paktën njëherë në jetë nga ajo zonë.
Coin, nuk është një qendër tregtare, por një dyqan i madh i ndarë në departamente dhe i dominuar kryesisht nga brande luksi. Coin mbush 10 vjeç në Marsin e vitit të ardhshëm dhe numëron qindra vizitorë çdo ditë. Sapo futesh brenda ambienteve të kësaj qendre e ndjen veten si në shtëpi sepse stafi aty është mjaft mikpritës. Sepse këtu vërtetë të blerit është një kënaqësi më vete. Me një shumëllojshmëri brandesh të përshtatura për të gjitha grupmoshat dhe buxhetet, nëse hyn në Coin është e sigurt që nuk do të dalësh prej andej pa bërë një blerje. Nga vanitozet tek blerjet e domosdoshme për veten, për fëmijët, për shtëpinë, për bashkëshortin/en, një dhuratë, një produkt i momentit që të pëlqen e sigurt që e gjen në Coin.
Tashmë që zyrtarisht jemi në prag stinën e Vjeshtës, ka ardhur momenti i artë që të bëjmë ato zëvendësimet e rrobave nga mëngët e shkurtra, tek të gjatat, xhaketat e lehta, këpucët, etj. Koleksionet e reja për veshje, çanta, këpucë, aksesorë kanë mbërritur në Coin dhe ju mund të kaloni aty për t'i parë nga afër të gjitha. Një tjetër risi që ofron ky dyqan është shërbimi #personalshopper! Nëse ju keni kohë të limituar, keni në mendjen tuaj modelin, ngjyrën, stilin që ju shkon për në pamundësi kohore për të shkuar në çdo departament të dyqanit, ju keni një person të dedikuar vetëm për ju. Stafi i pret dhe i akomodon këto lloj klientësh dhe i i drejton direkt në dyqanin që i përshtatet kërkesave të tyre, duke i kursyer efektin kohë, që në ditët e sotme është aq shumë i çmuar. Ky shërbim ofrohet falas.
E nëse jeni një blerës besnik i qendrës, Coin Card ju bën pjesë të promocioneve private që ju komunikohet përmes emailit tuaj personal.
Çdo fundjavë në Coin ka fushata të ndryshme promocionale që kanë si qëllim njohjen e klientëve me uljet e fundit, me mundësitë më optimale të blerjeve dhe kryesorja janë një formë shpërblimi optimale për blerësit. Për Coin Card Members ju bëheni pjesë e një bote plot privilegje. Prej pak kohësh në këtë qendër kanë mbërritur markat ekskluzive Balmain dhe Giorgio Armani të akesorëve, për t'u zgjeruar në vijim me veshjet dhe produktet e tjera.
Në Coin çdo zgjedhje është kaq pranë jush! Nga departamenti Coin Casa ku ju ofrohet gjithçka për shtëpinë tuaj me çmime të favorshme, tek aksesorët dhe parfumeria. Departamentet ekskluzive për burrat, për gratë e fëmijët me gamën e gjerë të veshjeve dhe produkteve të dedikuara për të gjitha moshat dhe stilet.
Coin, eksperienca juaj e blerjeve!