Një rikthim në skenë i mezipritur! Dy kolosët e artit skenik në Shqipëri, do të interpretojnë në poemën dramatike me titull "Mbrëmë i pëshpërita një ylli”, njëherësh edhe me Kristian Koroveshin, artistin e ri që mban edhe autorësinë e këtij krijimi artistik. Të tre bashkë ata do të performojnë përpara publikut artdashës.
Lirika e dashurisë së Rumit, mishëron njeriun si qenie humane dhe si një vepër e natyrës, vjen në skenën e Qendrës Kulturore të Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, në datë 7 nëntor 2019, në orën 19:00.
Koroveshi ka interpretuar deri më tani në 12 role protagoniste në teatër dhe është aktori i ri më i vlerësuar. Është fitues i këtij çmimi në Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit. Në një postim të tijin të fundit në Instagram, ai shkruan:
View this post on Instagram
"Ti nuk je krijuar nga dheu ose uji
Ti nuk je nga ajo botë që rrotullohet me anë të këtij uji e dheu
Forma është ujë i rrjedhshëm,
Shpirti është uji i pavdekshëm, RUMI
Pas shumë pune e përpjekjeje, afërsisht 1 vit e gjysmë, dua të ndaj një gjë shumë të rëndësishme timen në pikëpamjen profesionale dhe njerëzore. E kam mbajtur të fshehtë me padurimin për ta ndarë, por edhe i trembur prej supersticionit që ia them vetes ngaherë: "mos trego para se të ndodhë". Sot mezi pres t'i pëshpërisim yjeve me zërin e shpirtit, pa pasur frikë se i trembim dritën. "Ti je vepra e fshehtësive të Perëndisë" pëshpërin Rumi...Unë këtë mund t'ia them vetëm Luizës për të cilën fjala "përulje" është e pakët. "Ti je deti i pafund me gurë të çmueshëm", thotë përsëri Rumi...Kurse unë duhet t'ia them Ndriçim Xhepës. Sot kam me vete lumturinë dhe frikën...Lumturinë se do shohim bashkë dy prej njerëzve që bëjnë histori në artin skenik, në një kohë kur gjithçka është e përzier, dhe mezi shquhet fuqia e vlerës së vërtetë. Frikë prej emocionit, prej besimit të tyre dhe mos vallë zgjimit prej ëndrrës të cilën e kam ushqyer që në fëmiëeri duke i parë si personazhe sublime. Mezi pres dhe ju ftoj në një natë ëndrre, në një dialog për dashurinë, për atë të vërtetën, mistiken, fuqinë që lëviz botën, shkruar 11 shekuj më parë dhe që tingëllon më aktuale edhe se sot, duket ideale, e paprekshme, por ne do e prekim bashkë me Luiza Xhuvanin dhe Ndriçim Xhepën".