Mësohet se Linda Rama do të jetë sot një nga folëset kryesore të Forumit Ekonomik të Grave në Lidership. Lajmi është bërë i ditur nga vetë oganizatorët e “Women in Leadership Forum – Naseba”, në faqen e tyre zyrtare e po ashtu në rrjetet sociale.
Tema që do të trajtohet nga Znj. Rama, sot në seancën e këtij forumi është “Të guxosh për një të ardhme më të mirë”.
Ky forum njihet si platforma më e gjerë dhe më influente e fuqizimit ekonomik të grave në Lindjen e Mesme dhe në botë.