Bukuria e vërtetë është një formë e artit që arrihet duke u ndjerë e sigurt për atë që ti je! Për femrat e forta, me vetëbesim dhe të kuruara maksimalisht në pamjen e jashtme ka gjithmonë alternativa investimi tek vetja, që i bëjnë ato të duken të bukura në çdo kohë e vend! Në Tiranë ekziston një oaz i tillë mirëqenieje dhe estetike! Quhet "Dermal Aesthetics" dhe vetëm pak ditë më parë mbushi plot një vit ekzistencë! Me shumë përvojë dhe profesionalizëm, përgjatë 365 ditëvë në klinikën "Dermal Aesthetics" kanë trokitur jo pak femra dhe meshkuj që duan rezultate të arrira dhe të bukura në veten e tyre. Kjo klinikë në Itali dhe në gjithë Europën ka mbi 10 vite që është hapur, por filiali i saj në Shqipëri ekziston prej një viti. Në eventin e 1-vjetorit të realizuar dhe kuruar me mjeshtëri nga skuadra "Class Events" pati shumë të ftuar, personalitete VIP, të njohur nga fusha të ndryshme aktivitetesh në Shqipëri, si edhe një gamë e gjerë pacientësh që i kanë besuar imazhin e tyre kësaj klinike.
"Dermal Aesthetics" është një klinikë dhe një markë premium e specializuar në estetikë mjekësore dhe që është krijuar pikërisht me këtë filozofi: të fuqizojë njerëzit që të duken dhe të ndihen mirë me besimin e tyre, çka më pas reflektohet në paraqitjen e jashtme dhe në një estetikë të kuruar në detaje.
Me teknologjinë dhe teknikat më të fundit estetike, që nga injeksionet kozmetike dhe terapitë me lazer deri te trajtimet e trupit, kjo klinikë ju ndihmon të gjeni atë që ju bën të dukeni dhe të ndjeheni të bukura.
Pika e tyre e ndryshimit në dallim nga shumë klinika të tjera që operojnë në vend është ekipi shumë i kualifikuar i estetistëve, nails artist dhe mjekëve, të cilët janë të gjithë mjeshtër të zanatit të tyre. Kombinimi i artit me përvojën, e bën çdo eksperiencë në "Dermal Aesthetics" një qasje drejt së bukurës për rezultate gjithnjë të arrira. Detaji tjetër që bën diferencën në këtë klinikë është fakti se këtu prodhohet edhe linja mjekësore e produkteve, me po të njëjtin emër.
Në Shqipëri kjo klinikë drejtohet nga tre vajza profesioniste dhe të suksesshme. Arisa Bidaj mjekja, Elis Sinani menaxherja për Shqipërinë dhe Malvina Klenja konsulente për makineritë dhe menaxhere e përgjithshme e qendrave të njëjta në Itali.
Një sukses tjetër për t'u përmendur i kësaj klinike që numëron qindra pacientë, është "lufta" me kilogramët e tepërt! E kthyer tashmë në një sfidë të pranuar nga të gjithë, po ku jo të gjithë dalin fitimtarë prej saj, në "Dermal Aesthetics" rezultatet janë sukses i garantuar. Sepse për t'u dobësuar klientët nuk përdorin vetëm aparaturat mjekësore, por edhe dietat e personalizuara dhe trajnimin sportiv me plan personal dhe të përcaktuar.
Në këtë klinikë ju gjeni zgjidhje estetike, mjekësore, madje edhe për problemet e flokëve! Është oazi juaj i bukurisë së përjetshme!
Dermal Aesthetics mbi 10 vite i dedikohet me një sukses maksimal ndërhyrjes për shërbimet estetike dhe mjekësore të mëposhtme në mënyrë që të ofrojë një zgjidhje ndaj çdo kërkese duke garantuar përherë rezultate shumë të bukura.
NDARJA MJEKËSORE:
DIETOLOGJI
KARDIOLOGJI
DERMATOLOGJI
GJINEKOLOGJI
MJEKËSI ESTETIKE
PRANOTERAPI
OSTEOPATI
REFLEKSOLOGJIA E KËMBËVE
ELEMINIM
NDARJA ESTETIKE:
EPILIM PERMANENT
TRAJTIME RIMODELUESE
LIPOSUKSION JO KIRURGJIKAL
LIFTING JO KIRURGJIKAL I FYTYRËS DHE TRUPIT
MAKE-UP SEMIPERMANENT
NDARJA TRIKOLOGJIKE:
TRAJTIME KUNDËR RËNIES SË FLOKËVE
TRAJTIME PËR TË SHTUAR DENDËSINË E FLOKËVE
MBJELLJE E FLOKËVE