Hermes Nikaj, i njohur si ‘Zogu i Tiranës’, së bashku me tre persona të tjerë përfunduan në pranga pasi u akuzuan për për prostitucion dhe shfrytëzim prostitucioni.
“Nga hetimet e kryera deri tani, rezulton se shtetasi H. N. siguronte femra të ndryshme për klientë të interesuar për prostitucion, duke i dërguar ato në banesa ose hotele sipas kërkesave të klientëve kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 10.000 deri 20.000 lekë për 2 orë”, -ka treguar policia ditën e djeshme.
Nikaj ka reaguar për herë të parë pas arrestimit duke mohuar akuzat dhe duke sqaruar se çdo gjë është kryer me dëshirë, jo për lekë.
"Marrëdhëniet kryheshin me dëshirë, nuk paguhej lekë. Asgjë nuk e bënim për lekë. Vajzat nuk i dërgoja unë. Ato shkonin me dëshirë. Kërkonin vetë të shkonin nëpër lokale dhe jo kundrejt pagesës. Ky nuk quhet prostitucion", -mësohet të ketë thënë ‘Zogu i Tiranës', sipas Shqiptarja.com.
Nga ana tjetër, vajzat e përfshira, të pyetura nga policia, kanë pranuar se shfrytëzoheshin për prostitucion dhe kanë treguar si funksiononte gjithçka.