Revista “Forbes” ka publikuar së fundmi listën e artistëve më të paguar në botë për vitin 2019. Në vend të parë qëndron Taylor Swift, e cila edhe këtë vit ka qenë në konkurrencë me Kanye West, i cili renditet në vend të dytë. Taylor qëndron në krye të listës me 185 milionë dollarë pas përfundimit të turneut të saj më të fundit. Reperi Kanye West në vendin e dytë me 150 milionë dollarë. Ed Sheeran dhe The Eagles në vendin e tretë dhe të katërt.

1.       Taylor Swift (185 milionë dollarë)

2.       Kanye West (150 milionë dollarë)

3.       Ed Sheeran (110 milionë dollarë)

4.       The Eagles (100 milionë dollarë)

5.       Elton John (84 milionë dollarë)

6.       Jay Z (81 milionë dollarë)

7.       Beyonce (81 milionë dollarë)

8.       Drake (75 milionë dollarë)

9.       Diddy (70 milionë dollarë)

10.   Metallica (68. 5 milionë dollarë)