Nuk është vetëm një fashion icon e adhuruar nga shumë gra në të gjithë botën! Gjithçka sillet rreth jetës së një prej influencueseve më IN si Victoria Beckham, kthehet në trendet dhe përkthehet në stil dhe mënyrë jetese.

Kështu, në një intervistë të sajën të fundit për versionin britanik të "Elle"-s, ajo ka zbuluar pesë restorantet më të mira për të darkuar me bashkëshortin David Beckham. Davies & Brook në Hotelin Claridge është një prej të preferuarve të saj. Dhe në menunë e pjatave të dëshiriara përfshihen brinjët me nenexhik dhe rosa e pjekur.

Një tjetër restorant në Londër, relativisht i ri, por me profil mesdhetar! Quhet "Folie" dhe renditet në top listën e pesë vendeve unike ku Victoria zgjedh të shijojë një darkë të këndshme. Me një skarë qymyri të hapur e të vendosur në det, me një dekor elegant dhe të frymëzuar nga vitet 1960 dhe 197, nuk është për tu habitur që ngrënia në stilin bashkëkohor e ktheu këtë restorant në një nga zgjedhjet e përhershme të Beckham.

Jashtë kryeqytetit të Mbretërisë së Bashkuar, ikona e modës preferon "La Scene" në Paris, "Le Crocodile" në New York dhe "La Petite Maison" në Miami.

Beckham për të pasur linja fizike të shkëlqyeshme ndjek një dietë të rreptë. "Ju e dini, unë ha shumë shëndetshëm. Unë ha shumë peshk, shumë perime dhe shumë fruta. Unë punoj çdo ditë, gjashtë ose shtatë ditë në javë. Normalisht, unë zgjohem, bëj gjysmën e stërvitjes time për një orë. Më pas zgjoj fëmijët, u jap mëngjes, i çoj në shkollë, kthehem dhe bëj një orë tjetër palestër. Më vonë një dush të shpejtë dhe i futem punës", shpjegoi ajo për "Elle".

Pavarësisht se është shumë e angazhuar, Victoria Beckham si nëna e katër fëmijëve qëndron në super formë duke i përshtatur stërvitjet e saj me oraret gjatë ditës e duke gjetur kohë edhe për të shijuar një vakt në restorantet e preferuara. Pesë prej tyre sapo i bëri publike!