Në kohë festash, të gjithë i duam dhuratat, çfarëdo lloji qofshin. Në vitrina, shikon pa fund aksesorë festivë që veç atmosferës që sjellin, janë edhe një magnet i vërtetë për ta kthyer kokën pas…
Përgjatë zonës së “21 Dhjetorit”, ecja fare pa mendje dhe kujtohesha që sytë i kisha nga vitrinat vetëm nga xixat që më bënin dritë herë pas here. Në fakt, as e kisha menduar se, pikërisht në kohën kur isha gati të dorëzohesha, para syve m’u shfaq “Diva’s”. Emrat që zakonisht pronarët u vendosin boutique-ve të tyre, nuk më kanë bërë kurrë përshtypje, sepse mendoj që nuk kanë lidhje fare me përmbajtjen. Por ky ishte rasti që do ta thyente “mitin” që më ishte krijuar në kokë.
Kaq u desh që falë “Diva’s” të më ndryshonte humori. Një biznes që funksionon prej shumë vjetësh bën për vete çdo klient që hyn aty. Është Tea, sipërmarrësja që merret drejtpërdrejt me çdo produkt të dyqanit të saj, mikpritësja e parë. Thuajse çdo klient është i lexueshëm në sytë e Teas; sepse ajo e ka zbuluar strategjinë për ta bërë këdo të ndihet si Divë – kujdeset për gjithçka deri në detaje.
Tea, strategjia moderne e “Diva’s”
Strategjia e “Diva’s” është Tea, një biznesmene e suksesshme dhe premtuese. Këtë punë ajo e ka me pasion dhe me shumë dëshirë ta ndjekë në çdo hap, në mënyrë që çdo klient të mbetet i kënaqur. Tea e ka kuptuar tashmë se të kesh sukses në biznes nuk do të thotë të zgjohesh një ditë të bukur në mëngjes me këtë mendje. Ajo e di mirë që kjo punë ka sfida, ka përkushtim të madh dhe sidomos kërkon strategji. Duket se Tea është në gjendje të nuhatë shijen e freskët të çdo klienti, sepse siguria që i ofrohet atij (klientit) është kryesore në biznes, kështu që ajo thotë me bindje: “Unë u garantoj klientëve cilësi shumë të mirë dhe çmim të arsyeshëm…”
Nuhatjen për biznes, Tea e ka të trashëguar nga familja, e cila ndër breza është marrë me tregti. Ajo nuk është thjesht një vajzë që pëlqen modën, hedh disa foto fashion në Instagram dhe kaq. Jo, Tea është në fund të studimeve për biznes dhe kjo, natyrisht, nuk është rastësi. Udhëton në çdo kënd të Europës dhe synon të sjellë në dyqanin e saj produkte unike, gjen produkte të veçanta që krijojnë origjinalitet për këdo që zgjedh t’i veshë.
Po kështu, Tea është e angazhuar maksimalisht me shitjet online. Postimi i produkteve që ka dyqani në rrjetet sociale është një marketing më vete për biznesin, kështu që Tea thotë se kjo pjesë funksionon mjaft mirë dhe ajo e bën me shumë dëshirë. Pothuaj të gjithë klientët e kanë mësuar tashmë se në këtë dyqan mund të gjesh gjithçka ata kërkojnë, mjafton ta shohin diçka në Instagram, vijnë e provojnë dhe pastaj e marrin.
Tea është një vajzë që ka intuitë të jashtëzakonshme për klientët – sepse ata kanë gjithmonë nevojë për ndihmën e saj në zgjedhjet e tyre, ia besojnë Teas veshjet për çdo rast.
Çfarë ju bën të ktheni kokën dhe të hyni në një boutique si ky?
Ne të gjithë kërkojmë në treg veshje cilësore dhe çmim të mirë. Këto të dyja nuk bëhen bashkë, e dimë të gjithë, por në “Diva’s” cilësia dhe çmimi kanë një raport tepër të ekuilibruar. Produkte shumë të mira, cilësi e garantuar dhe çmime konkurruese në treg.
Anxhela Peristeri, por edhe shumë vajza të njohura të skenës shqiptare e kanë kthyer në stacion “Diva’s” dhe jo më kot. Cilësia më e mirë e brandeve të njohura kudo në botë nuk ju ofrohet askund si në këtë vend.
Çfarë mund të gjeni në “Diva’s”
1 – Produkte shumë të mira me cilësi të garantuar
2 – Çmime të arsyeshme dhe konkurruese me çdo boutique tjetër të këtij lloji në kryeqytet
3 – Emrat më në zë të markave të njohura në të gjithë botën
4 – Stile origjinale, moderne, fashion
5 – Fjala e fundit e modës për veshjet, aksesorët, këpucët
6 – Oferta sezonale për klientët dhe kujdes i veçantë ndaj tyre
7 – Cilësi dhe çmim, në raport të ekuilibruar
“Diva’s” mund ta gjeni fare lehtë, pranë rrugës ”21 Dhjetori". Në Instagram, vizitoni llogarinë @tea_style_divas_fashion