Në autostradën Lushnjë – Fier, ndaloni patjetër në këtë stacion gjigant

*Në mobileri Lili Bare*

Nuk janë të paktë njerëzit që janë të lidhur ngushtësisht me natyrën, por janë të rrallë ata që jetën e tyre e vënë në funksion të saj. Sepse ta duash aq shumë natyrën sa punën dhe biznesin ta vësh në shërbim të saj është njëlloj si të jesh i lidhur me familjen… Madje, kjo ndodh edhe nëse nuk është profesioni që ke zgjedhur, ndodh edhe atëherë kur në jetë të ka rastisur të bësh sportistin. Siç është rasti i Lilit…


Kështu ktheu faqe jeta për Lilin dhe bisnesin e tij. Nga dashuria për drurin dhe dëshira për ta zgjedhur, për ta prekur dhe për të qenë ngushtësisht i lidhur me të, ai hoqi dorë nga sporti (mundja) në moshë fare të re dhe mori një rrugë tjetër – zgjodhi biznesin, edhe pse nuk kishte asnjë lidhje me të, edhe pse ishte vetëm 27 vjeç.

Gjithçka nisi herët, qysh në vitin e largët 1992, kur Lili erdhi nga Greqi me një palë mobilie të vjetra, që i kishte ngarkuar në makinën e tij. E bënte shpesh këtë rrugë, sepse makina modeste s’mund të mbante shumë mallra. Nuk zgjati shumë dhe nga mobiliet e përdorura, Lili hapi një dyqan të vogël, që të mund të shiste pak më shumë. Dalëngadalë, nisi rrugën një biznes më i madh, derisa, në vitin 2009, mobileri Lili Bare ndërtoi një një showroom gjigant në autostradën Lushnjë – Fier.


Importi që kishte nisur fillimisht nga Greqia, u përhap edhe për vende të tjera të Europës, duke u dhënë kështu një frymë të re dhe më moderne mobilieve të kompanisë dhe njëkohësisht, një frymë të re edhe shijeve të klientëve.
Mobileri Lili Bare ka sjellë risi në tregun imobilar në Shqipëri. Pasioni, dashuria dhe lidhja e ngushtë me drurin e ka bërë themeluesin e kësaj kompanie të jetë kreativ dhe të kërkojë çdo gjë të re që mund të punohet përmes tij. Shprehja e Lilit “njerëzit s’mund t’i bëjnë të gjitha” vlen si një mesazh për të gjithë njerëzit që merren me biznes – të qenit i fokusuar pikërisht vetëm në atë që bën më mirë në jetë është sukses, pa asnjë dyshim.

Për Lilin, nëse e zotëron mirë, i përkushtohesh dhe i dedikon të gjithë energjinë e mirë asaj që do më shumë, atëherë fitoren e ke të sigurt.
Mobileri Lili Bare jep garanci jo më pak se 15 vite për mobiliet që ofron. Materialet me të cilat punon kryesisht janë prej druri, por sigurisht, në pamundësi të tij, ka edhe propozime të tjera.

Në varësi të mobilieve që do të bëni porosinë, Lili Bare ju jep edhe rekomandimet përkatëse, kryesisht me strukturën e drurit.
“Traditë, besim, eksperiencë. Është komoditeti ai që përcakton jetëgjatësinë…” dhe këtë moto e gjeni vetëm në Lili Bare.