Nëse jeni adhurues të filmave dhe serialeve horror, po lexoni artikullin e duhur. Më poshtë po ju përmbledhim 18 serialet më të bukur horror të realizuar gjatë dekadës së fundit. Nëse ende nuk keni parë ndonjërin prej tyre, është koha ta bëni.

The Walking Dead
Një serial post-apokaliptik amerikan, i krijuar nga Frank Darabont. Njerëzit e gjallë duhet të mbijetojnë e të krijojnë qytetërimin e ri, teksa të vdekurit përpiqen të ushqehen me mishin e tyre.

Black Mirror
Është një serial britanik i krijuar nga Charlie Brooker, që i jep një vështrim satirik shoqërisë moderne.

Stranger Things
Seriali është krijuar nga Netflix në vitin 2016. Pas zhdukjes së një djali të vogël, nëna e tij (Winona Ryder) duhet të përballet me forca të tmerrshme që ta shpëtojë.

Channel Zero
Channel Zero ka në çdo sezon nga një histori ndryshe, duke krijuar kështu një model të veçantë.

American Horror Story
Një nga serialet më të bukura të të gjitha kohërave, American Horror Story vazhdon të ketë sukses edhe në sezonin e tetë. Këtu do të gjeni nga një histori tmerri të çdo lloji, pa lidhje me njëra-tjetrën, që nga shtëpitë e përndjekura nga fantazmat e deri te historitë më të papritura.

And Then There Were None
Agatha Christie njihet për të treguar mistere që janë edhe të frikshme, edhe të bukura. Një ngjarje e mbushur me sekrete e vrasje. Një nga përshtatjet më të frikshme të Christie-t.

The Terror
Kompania amerikane AMC shquhet për serialet horror. Ky serial bazohet në një roman me të njëjtin emër dhe ngjarjet zhvillohen midis një grupi eksploruesish, të cilët shkojnë në Polin e Veriut.

Bates Motel
Një horror psikologjik i bazuar në një prej filmave më të frikshëm të të gjitha kohërave, por që zgjerohet edhe me ngjarjet e romaneve.

Crazyhead
Dy vajza të reja përballen jo vetëm me problemet e të qenit njëzet vjeç, por edhe me shumë demonë që nuk i lënë të qeta.

iZombie
Një doktoreshë e re kafshohet papritur nga zombit dhe pas kësaj i duhet të jetojë mes miqve e ta vazhdojë karrierën pa rënë në sy.

Dark
Një fshat i vogël gjerman përballet me zhdukjen e papritur të fëmijëve. Misteret, krimi dhe tmerri lidhen me ngjarje që kanë ndodhur para shumë kohësh, që tre breza më parë.

Junji Ito Collection
Junji është një kryevepër e botës së mangave, që ka 30 vjet që i tremb lexuesit në të gjithë botën. Seriali i vitit 2018 tregon historitë më ikonike me një realizim fantastik.

Dead Set
Mund të mos keni dëgjuar për këtë serial britanik, që është një kombinim tërheqës i Reality Show-t dhe filmave me zombi. Në fakt, është regjistruar në skenën e vërtetë të Big Brother.

Scream
Është e vështirë të ndjekësh serialin që zhvillohet pas një filmi të suksesshëm, por ky është një rast i veçantë.

True Blood
Seriali i HBO solli një risi që ndryshoi ekranet televizive. Një përzierje e të mbinatyrshmes dhe vampirëve, me cilësinë e serialeve të tjera si “Sopranot”.

Les Revenants
Ky serial francez tregon historinë e frikshme të një qyteze të vogël malore, që shkatërrohet nga disa vdekje të papritura mësuesish e fëmijësh.

Hannibal
Personazhet e famshme të romaneve klasikë të Thomas Harris dhe filmi horror që ka fituar çmim Oscar, “Heshtja e Qengjave”, kombinohen në këtë serial të bukur e të frikshëm, ku Hannibal Lecter tmerron disa agjentë të FBI-së.

/TCH