Jetojmë në një kohë kur fama dhe popullariteti i dikujt matet nga numri i ndjekësve që ka në Instagram. Por cilat janë llogaritë e Instagram-it që kanë numrin më të madh të ndjekësve? Top 10-shja ka ndryshuar nga viti i kaluar. Ndërkohë që llogaria zyrtare e Instagram-it mban edhe këtë vit vendin e parë, vendin e dytë, që vitin e kaluar e mbante Selena Gomez, këtë vit e mban Cristiano Ronaldo, i pasuar nga Ariana Grande dhe The Rock. Këtë vit Selena ka zbritur jo pak pozicione duke kaluar në vendin e 5-të.

Renditja e 10 llogarive më të ndjekura në Instagram për 2019-ën vijon si më poshtë:

Instagram - 325 milionë ndjekës

Cristiano Ronaldo - 196 milionë ndjekës

Ariana Grande - 170 milionë ndjekës

The Rock - 167 milionë ndjekës

Selena Gomez - 164 milionë ndjekës

Kylie Jenner - 156 milionë ndjekës

Kim Kardashian - 155 milionë ndjekës

Leo Messi - 140 milionë ndjekës

Beyonce - 137 milionë ndjekës

Neymar Jr - 130 milionë ndjekës