Prej tetorit të 2018-ës, Cristiano Ronaldo rezulton njeriu më i ndjekur në Instagram. Sot ai ka thyer një rekord të ri, duke u bërë njeriu i parë që arrin 200 milionë ndjekës në rrjetin e fuqishëm social. Megjithatë, llogaria e tij renditet në vend të dytë, pasi në vend të parë, me 330 milionë ndjekës, qëndron llogaria zyrtare e Instagram-it.
Futbollisti ka lënë pas Ariana Grande-n me 173 milionë ndjekës, The Rock me 170 milionë dhe Selena Gomez 167 milionë. Kjo e fundit mbante vendin e parë si njeriu më i ndjekur në vitin 2018, para se Cristiano Ronaldo ta rrëzonte nga froni.
Renditja e llogarive më të ndjekura në Instagram, deri sot (29 janar 2020) rezulton si më poshtë.