30-vjetori është ditëlindja që të gjithëve na duket larg, por që në fakt vjen shumë shpejt. Kur hyn në të 20-at e di se çfarë të pret, por të 30-at janë të paparashikueshme. Thonë se ditëlindja e 30-të është më e bukura, pasi përveçse je plot jetë dhe gati për ta shijuar çdo minutë në maksimum, je e pjekur mjaftueshëm. Prandaj një 30-vjetor duhet të jetë gjithmonë i paharrueshëm. Ia vlen të festohet fundi i një kapitulli (të 20-at) dhe fillimi i një kapitulli të ri, që shijon edhe më shumë.
Një 30-vjetor special për Class Events ishte edhe ditëlindja e Inës me temë “Talk Thirty To Me”. Çdo detaj i dekorit ishte sinonim i finesës dhe elegancës, njësoj si pamja e Inës, e cila kishte zgjedhur një fustan jeshil duke u kombinuar me dekorin. Çdo gjë e menduar me hollësi!
30-vjetori nuk mund të jetë ndryshe përveçse me ngjyra që bien në sy. Ngjyrat që dominonin dekorin ishin jeshilja e smeraldit, çiklamina dhe e zeza, duke krijuar kontraste të forta. Lulet ishin çiklaminë dhe të kuqe dhe zinin pjesën më të madhe të dekorit. Po ashtu, e veçantë ishte edhe menyra e vendosjes së luleve në tavan, për të cilat u përdorën disa struktura të zeza në formë rrethi që u kompozuan me lule, njësoj si ato të pjesës tjetër të dekorit.
Përveç luleve tavolina u dekorua edhe me qirinj të niveleve të ndryshme. Karriget ishin velvet në ngjyrë smeraldi. Edhe sotopjatat u përdorën të zeza, ndërsa emrat e të ftuarve në to u shkruan në ngjyrë çiklamin.
Photobooth-i u dekorua me lule në formë rrethi dhe me një shkrim në neon – “Talk thirty to me”.
View this post on Instagram
Fotot: Class Photography
Mund të kontaktoni me Class Events në numrin e telefonit:
+355 69 60 82 858
Për të shfletuar portofolin e eventeve klikoni në www.classbyav.com