Në fillim të muajit mars, Kledi Bahiti u bë pjesë e mediave rozë, pasi u zbulua lidhja e tij me moderatoren sportive Pejana Elezi. Edhe pse asnjëri prej të dyve as nuk e pohoi dhe as nuk e mohoi këtë lajm, gjërat ishin të qarta.
Së fundmi, Pejana jo vetëm që ka pranuar lidhjen me Kledin, por ka dhënë edhe lajmin e ëmbël se do të bëhen prindër për herë të parë. Në një foto që ka publikuar në Instastory dhe të siguruar nga Xing.al, moderatorja ka zbuluar barkun e rrumbullakosur dhe ka uruar Kledin për ditëlindje:
"Deri para disa kohësh, dashuria mbante veç një emër, atë tëndin. Por prej pak muajsh mban tashmë dy emra. Gëzuar ditëlindjen i shtrenjti im, njeriu që më ndryshoi çdo gjë me vetëm një prekje. Gëzuar ditëlindjen ty, që së bashku me mua vendosëm të merrnim një hap kaq të madh, sa të nisnim krijimin e familjes tonë. Gëzuar ditëlindjen ty, njeriut që më dha frymë nga fryma e tij, atëherë kur më shumë kisha nevojë. Kled... ty, sepse askush tjetër nuk është si ti. Të premtoj që do jem krah teje deri në fund të udhëtimit. Të duam shumë.”
Kledi, nga ana tjetër, nuk ka postuar asgjë lidhur me këtë lajm në profilin e tij në Instagram.
Kledi Bahiti në një lidhje me moderatoren sportive?