Hera e fundit që Kledi Bahiti u bë pjesë e lajmeve rozë ishte në dhjetor të vitit të kaluar. Ai u përfol se ishte në një lidhje me Krusitën, por lajmi nuk u konfirmua kurrë zyrtarisht nga asnjëri prej të dyve. Edhe pse kompozitori preferon të qëndrojë i distancuar nga mediat rozë, nuk është aq e thjeshtë, sidomos sepse shoqërohet gjithmonë me vajza të njohura.

Pejana Elezi

Së fundmi, Revista Who ka bërë të ditur se Kledi është në një lidhje dashurie me moderatoren sportive të RTSH-së, Pejana Elezin. Në fotot e siguruara nga po e njëjta media, Pejana shfaqet me Kledin.

Po ashtu, fotoja e profilit në Instagram është sërish me të. Ndërsa në bio-n e profilit të saj bie në sy një shkronjë “K” ngjitur me një zemër.

As Kledi dhe as Pejana nuk kanë reaguar ende rreth këtij lajmi.