Ajo që të gjithë duam gjatë verës është që të vishemi sa më hollë. Pantallonat janë një ndër problemet kryesore kur bëhet fjalë për të shkuar në punë, pasi të gjatat na japin shumë vapë, ndërsa të shkurtrat nuk mund t’i veshim në zyrë. Por tani, falë modës dhe trendeve të paparashikueshme, mund të veshim pantallona të shkurtra në zyrë.

Këto pantallona që ngjajnë si një miksim i kilotave me pantallonat bermuda, janë super trendy dhe të rehatshme. Janë të gjata mbi gju dhe të gjera, perfekte për verën.

Po i shohim kudo në të gjitha ngjyrat, materialet dhe printet. Fashionistet janë fiksuar me këtë trend dhe tani është radha juaj ta provoni.

Frymëzohuni nga modelet dhe kombinimet e mëposhtme.